Pas afro një viti qëndrimi në qeli, Gjykata e Posaçme vendosi sot, më 19 shtator 2025, të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me organizata kriminale. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela.
Fetahu, e hetuar për lidhje me grupet kriminale të Hajdar Çopjas dhe Suel Çelës, do të qëndrojë tashmë në arrest shtëpiak. Katër muaj më parë, kërkesa për ndryshimin e masës ishte refuzuar nga GJKKO, me argumentin se rëndësia e fakteve dhe rreziku i saj nuk lejonin lirimin. Por këtë herë, referuar nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmoi se kushtet për vijimin e paraburgimit nuk justifikohen më.
Sot, 19 shtator 2025, pas thuajse 1 viti qëndrimi në burg, për ish-gjyqtaren Gjykata vendosi arrestin shtëpiak.
Hetimet e SPAK, tregojnë se më 6 maj 2017, biznesmeni Fuad Verzivolli i shpëtoi një atentati me tritol, për të cilin Astrit Sinanaj u dënua në vitin 2020 me 25 vite burg nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Hetimet e mëvonshme të SPAK zbuluan lidhjet e Sinanajt me grupin kriminal të Suel Çelës dhe dyshime për korrupsion të gjyqtares Fetahu, e cila dyshohet se ka marrë shpërblime për vendime të favorshme ndaj bandës.
Ish-gjyqtarja dhe vajza e saj, Megi Fetahu, shërbenin si ndërmjetëse për komunikimet me Çelën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sipas Prokurorisë, banda e Çelës synonte të kontrollonte territorin e Shqipërisë së Mesme përmes dhunës, trafikut të drogës dhe ndikimit në sistemin e drejtësisë.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se Sinanaj kishte lidhje me grupin e Suel Çelës dhe ngritën dyshime për korrupsion, duke sugjeruar se Fetahu kishte marrë shpërblime në këmbim të vendimeve të favorshme.
Sipas Prokurorisë, banda e Çelës synonte të kontrollonte territorin e Shqipërisë së Mesme përmes dhunës, trafikut të drogës dhe ndikimit në sistemin e drejtësisë.
Gazetare në “Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri”- RRKOKSH.