TË FUNDIT
Dy ish-zyrtarë të AMP-së shpallen fajtorë për shpërdorim detyre
Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u dënuan me nga gjashtë muaj burg, ndërsa ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe u zëvendësua me një vit shërbim prove. Hetimet lidhen me procedurën e punësimit të Muçi Shaljanit, i vrarë në atentatin e Rinasit në vitin 2025, ku humbi jetën edhe Gilmando Dani.
SPAK mbyll hetimet për një tjetër fraksion të dosjes “Metamorfoza”
Martinaj, Dumani dhe shtatë të tjerë dërgohen për gjykim për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe atentate të dyshuara, në një nga dosjet më të mëdha të ndërtuara mbi komunikimet Sky ECC.
Kryengritja e “Lekut”, ky sukses surreal i qeverisë
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sot më të larta se në vende si Holanda dhe Spanja, të cilat kanë një PBB për frymë dhe një nivel mirëqenieje familjare dukshëm më të lartë se Shqipëria.
MË TË LEXUARAT
Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
Transformimi i Abules nga emigrant dhe i dënuar në Belgjikë në përfitues të kontratave publike dhe lejeve zhvillimore në ndërtim dhe energji. Lidhjet me struktura të pushtetit dhe individë të përfshirë në hetime penale.
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Me 11 milionë metra katrorë leje ndërtimi të miratuara vetëm në 5 vite, Shqipëria është kthyer në një gropë të madhe ndërtimi. Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e investimit arrin në 480 miliardë lekë, por pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë deri në 90% që në gropë. Për ekspertët ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar.
Investitorët e padukshëm të ndërtimit nga Shqipëria në Kosovë
Si ndërtimi në Kosovë është kthyer në një nga kanalet kryesore të dyshuara për pastrimin e parave, mes dobësive institucionale, kapitalit ndërkufitar dhe mungesës së transparencës financiare. Biznesmenë nga Shqipëria, por edhe figura të përfshira në krim, kanë investuar në vitet e fundit në sektorin e ndërtimit, por ujditë e tyre në të shumtën janë të padukshme, kryesisht të realizuara në emër të personave të tretë.
Ksamili, ana e errët e “Maldive të Evropës”
Si është tjetërsuar pasuria publike në një nga zonat më të lakmuara bregdetare të Shqipërisë, përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimeve të dyshimta gjyqësore dhe një shteti që mbyll sytë teksa prona përfundon në duar të krimit të organizuar.
Investimi për rrugën Thumanë-Kashar nuk gjendet në bilancet e koncesionarit
Të dhënat e raportuara në pasqyrat financiare nga kompania koncesionare “G2 Infra” deklarojnë vlera modeste shpenzimesh për ndërtimin e 21 kilometrave të aksit Thumanë-Kashar, ndërsa sipas bilancit të kompanisë “Gener 2" si firmë pronare e koncesionit, flukset monetare nga veprimtaritë investuese janë negative, ç'ka ngre dyshime mbi burimet e parave që kanë financiuar rrugën.
PIKËPAMJE
OUR PARTNERS




































