KREU THELLË Faqe 3

THELLË

Mirësevini në seksionin Thellë të Shteg Investigativ. Këtu, ne ofrojmë hulumtime dhe analiza të thelluara mbi temat më komplekse dhe të ndërlikuara që ndikojnë në shoqërinë tonë. Artikujt tanë në këtë seksion shkojnë përtej lajmit të përditshëm, duke u zhytur në rrënjët e problemeve dhe duke eksploruar pasojat e tyre afatgjata. Me një angazhim të fortë për të ofruar informacion të besueshëm dhe të thelluar, ne synojmë të edukojmë dhe informojmë lexuesit tanë për të kuptuar më mirë sfidat dhe dinamikat që formojnë realitetin tonë. Qëndroni me ne për të zbuluar analizat më të thelluara dhe raportimet më të hollësishme në Shqipëri.

Me një kosto totale mbi 260 milionë euro, tre tendera dhe hetime për korrupsion, tuneli qëndroi i hapur vetëm 3 muaj dhe mbetet ende jashtë funksioni.
Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit po përballen me kushte të vështira jetësore. Përveç mungesës së lirisë, ata po përballen me mungesë së aksesit në drejtësi dhe trajtim çnjerëzor.
Hetimet mbi sulmin kibernetik të 12 marsit tregojnë se mungesa e autentifikimit me dy faktorë (2FA) dhe zbatimi i mangët i politikave të sigurisë lehtësuan komprometimin e postave elektronike të disa prokurorëve.
Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese.
Sipas këshilltarëve bashkiakë, projekti ka hasur kritika në të gjithë Evropën: përveç Parlamentit dhe Komisionit Evropian, edhe Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës të Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje qeverisë në Tiranë që të ndalojë ndërtimin.
Gazsjellësi Trans Adriatik prej 10 vitesh kalon në Shqipëri, por vendi mbetet pa përfitime direkte nga gazi apo taksat. Fermerët janë të pakënaqur me dëmshpërblimet ndërsa në stacionin e TAP në Italinë jugore është konstatuar rrjedhje të gazit të metanit, i cili është i dëmshëm për jetën e popullsisë vendase.
Në planet vendore të bashkisë së miratuar nga Erion Veliaj u shpik një rrugë, ndërtimi i së cilës rriste vlerën e pronës së zotëruar nga familja Xoxa, ndërsa projektin e ndërtimit të pallatit e hartoi miku i saj, Alban Eftimiu.
Në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate sipas KQZ-së, janë identifikuar 15 kandidatë që më herët kanë pasur probleme me drejtësinë, por tashmë ligji i konsideron “të rehabilituar”.
Përgjimet tregojnë marrëdhënien miqësore mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit por dhe intrigat mes palëve që çuan sipas prokurorisë në vrasjen e Fatbardh Licit.
Projektligji “Paketa e Maleve” ka pësuar ndryshime thelbësore nga faza e konsultimit publik deri në prezantimin në Kuvend, duke ngjallur shqetësime për mungesën e transparencës dhe përdorimin nga ana e Qeverisë si mjet fushate në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

TË FUNDIT