KREU LAJME Faqe 22

LAJME

Mirësevini në seksionin Lajme të Shteg Investigativ. Këtu, ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme nga Shqipëria. Ekipi ynë i gazetarëve të përkushtuar sjell raportime të shpejta dhe të sakta mbi ngjarjet dhe zhvillimet që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik-Tok dhe Snapchat për Shqipërinë, si mënyrë për të pakësuar dhunën mes të rinjve. Ekspertët theksojnë se mbyllja e këtyre platformave nuk është zgjidhja më e mirë, duke sugjeruar kontrolle të përmbajtjes dhe edukim.
Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në banesën e kryebashkiakut si dhe “organizatës Harabel” që drejtohet nga bashkëshortja e tij, duke avancuar hetimet e nisur ndaj Veliaj dhe rrethit të tij familjar.
Drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani u shpreh sot se nga hetimet e kryera ndaj organizatave kriminale rezulton se janë përfshirë zyrtarë që janë korruptuar, ose janë bërë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Nga viti 2020 deri më tani Dumani tha se janë sekustruar pasuri me vlerën 150 milionë euro.
SPAK paralajmëroi se do ta ankimojë në Apelin e Gjykatës së Posaçme
Gjykata vendosi caktimin e 21 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale, mes të ndaluarve një zyrtar i lartë policie dhe një gjyqtar
Dokumentet tregojnë se institucionet janë përfshirë në një korrespondence të gjatë prej një viti pa mundur ende të gjejnë një zgjidhje të situatës së përpunimit të plehrave në vend.
Qindra qytetarë protestuan sot kundër vrasjes së 14-vjeçarit M.C nga bashkëmoshatari i tij, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Mesazhi i ndjerë i prindërve të fëmijës së vrarë dhe kërkesat e protestuseve ndaj ministres së Arsimit.
Gjykata vendosi sot sekuestrimin e dy vilave në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë që janë në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi. Dyshime se pasuritë janë vendosur nga burime të dyshimta të ardhurash.
Majlinda Keta: Oficerët e sigurisë i sheh si asistentë, si ndihmës, si sekretarë të drejtorëve të shkollave që kanë tendenca autoritariste
Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” humbi jetën si pasojë e plagosjes me thikë nga një bashkëmoshatar 14-vjeçar. Statistikat zyrtare tregojnë se pasiguria në shkolla është një realitet i njohur prej kohësh, çka dëshmohet nga qindra konflikte fizike midis nxënësve.

TË FUNDIT