Një hotel dykatësh buzë rrugës së fshatit Vrisera në Dropull dhe një stacion karburanti në Bilisht u kthyen në “fabrika” faturash fiktive për punonjësit...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua më 2 korrik 2024, me akuza për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim dhe korrupsion pasiv, me një rrezik dënimi prej 26 vitesh burg. Akuzat lidhen me kohën kur mbante pozita të larta në administratën shtetërore, duke përfshirë abuzime me fondet e BE-së dhe procedura të rreme prokurimi gjatë viteve 2022-2023.
Grupit iu sekuestruan 15 makina, 9 aparate celulare, 3 tableta, 1 kamera, dokumente dhe një sasi parash kesh në valuta të ndryshme euro, franga zvicerane dhe lekë. SPAK-u tha se një personi të tretë, me inicialet J.H, i dyshuar për lidhje me grupin, iu sekuestruan 20 mijë euro në një llogari bankare.
Euro ndodhet në nivelin më të ulët historik që nga viti 2002. Ekspertët ngrenë dyshime së fluksi i parave informale ka ndikuar në rënien e kursit të këmbimit të monedhës evropiane me lekun.
Në një vendim të fundit, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur si antikushtetues ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", duke i dhënë të drejtë profesionistëve të lirë në betejën e tyre kundër qeverisë. Ky ligj ishte kundërshtuar ashpër nga avokatët, mjekët dhe profesionistë të tjerë të pavarur, të cilët argumentonin se ai cenonte të drejtat e tyre dhe ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës përfaqëson një fitore të rëndësishme për këto grupe profesionale dhe një precedent në mbrojtjen e të drejtave të tyre.