Biznesmeni kontrovers i naftës dhe 5 persona të tjerë, përfshi tre shtetas italianë, akuzohen si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar që bëri përpjekje për të pastruar 18.3 milionë euro në Shqipëri.
Faqe online dhe zyra të posaçme ofrojnë për studentët diploma të gatshme kundrejt pagesës. AI po përdoret gjithnjë e më shumë nga studentët, ndërkohë që në universitetet publike mungojnë platformat anti-plagjiaturë.
Si ndikuan në sistemin e drejtësisë ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajri për të liruar nga burgu kunatin e tij. Për 23-vjeçarin nuk u aplikua dënimi me burgim pasi “kishte kaluar arrest kardiak”, dhe “vinte nga një familje e mirë dhe me reputacion në zonën e Shijakut”.
Prej gjashtë muajsh, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, i përbërë vetëm nga përfaqësues të mazhorancës kanë zhvilluar disa mbledhje dhe takime për çështjet e “dezinformimit të qëllimshëm”, duke prekur specifikisht rolin e medias. A ekziston rreziku i ndërhyrjes së qeverisë në censurimin e mediave, kryesisht atyre on-line, nën pretendimin e “dezinformimit” që nxiten nga shtete jo mike?
Gjyqtarë, punonjës të administratës gjyqësore, drejtues të lartë të policisë por edhe gazetarë dyshohet se u vendosën në shërbim të një prej bandave kryesore të qytetarit të Elbasanit për të përfituar lehtësira penale por dhe një imazh të mirë publik.
Metamorfoza e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Nga fitorja e bashkisë në vitin 2007, në kthimin e tij me bekimin e Ramës si numrin 1 i qarkut më të rëndësishëm në vend. I tërhequr zyrtarisht nga PS, Dako është i vetmi rast që kryeministri Rama nuk e anatemoi si pjesën tjetër të ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë që u përballën me drejtësinë.
Gjatë dy viteve të fundit në hapësirat shkollore janë evidentuar 703 raste të konflikteve fizike midis nxënësve, ndonëse numri i oficerëve të sigurisë ka njohur rritje ndër vite.
Qeveria ka lidhur kontratën për ushqim dhe akomodim me resortin Rafaelo të Mark Gjinajt, sipërmarrësit që ka lidhje me socialistët në Shqipëri. Ndërkohë, është bërë gati një kontratë tjetër me vlerë 1 milion euro.
Ish studenti i dhjetorit që u bë kryeministër, president dhe kryetar parlamenti. Me moton “I di vetë Meta punët e veta” u shndërrua ndër politikanët e sprovuar që bënte luftë e pakte me “djajtë tjerë” të politikës. Përfitonte pushtet, ndikim, herë duke rrëzuar nga pushteti ish-bashkëpunëtorët e herë duke ndarë pushtet me ish-armiqtë.
Një betejë që ai e udhëhoqi për plot 34 vjet, për të përfunduar sot i vetëm në një qeli burgu, i akuzuar për korrupsion, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Në 33 vite në politikën shqiptare Ilir Meta dhe pse i vendosur disa herë nën akuzat për korrupsion, destabilizim të rendit dhe sigurisë, ia ka dalë të shndërrohet nga një student i fakultetit të ekonomisë në një “kingmaker”. Ka diktuar rrjedhën e politikës, ka zgjedhur kryebashkiakë të Tiranës, dy herë kryeministër, një herë kryetar parlamenti, dhe një herë president për të përfunduar i arrestuar, në betejën e tij të radhës me drejtësinë.