Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua sot, më 13 shkurt 2025, seanca gjyqësore për të pandehurit Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta. Prezentë ishin palët mbrojtëse, ndërsa vetëm i pandehuri Dritan Rexhepi ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës.
Gjatë dëshmisë, Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, alias Doçi i cili dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng dhe zhdukjes së Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, një ngjarje të cilës familjarët e viktimës, po i kërkojnë ende drejtësinë.
Rexhepi ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë Funiqin dhe se është gati ta vërtetojë këtë me prova.
“Nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta dëshmoj këtë para prokurorëve me prova.” – tha Rexhepi në lidhje me marëdhëniet e tij me Gentian, i cili u arrestua më 30 Nëntor 2022 në Spanë por që rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane për trafik kokaine.
Si argument, që nuk e njihte bashkëtëakuzuarin e tij nga dejtësia për ngjarjen e rrëmbimt, Rexhepi ka sqaruar se në kohën e rrëmbimit të Prengës ai ishte në burgun e Pratos, në Itali, në një regjim të sigurisë së lartë për shkak të një procesi gjyqësor në Apelin e Firencës.
“Kam qenë në siguri të lartë në burgun e Pratos, pasi kisha një apel në Firencë dhe më mbajtën atje për 10 ditë,” ka shtuar ai.
Ndërkohë, i pandehuri Aldo Majnishta ka paraqitur një deklaratë për mosprezencën e tij për arsye subjektive.
Gjatë seancës, avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK, duke kërkuar që ato të refuzohen.
Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025 për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.
Sipas hetimeve, motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja ndaj vëllait të viktimës, Astrit Prenga, i cili në vitin 2019 në Angli kishte vjedhur një kontenier me kokainë që i përkiste Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
I njohur si “mbreti i kokainës”, Rexhepi u arrestua më 10 nëntor 2023 në Turqi, ku jetonte nën identitetin e rremë kolumbian Benjamin Omar Perez Garcia. Ai u lokalizua në një vilë luksoze, ku autoritetet turke sekuestruan para dhe bizhuteri. Pasi hyri në Turqi përmes aeroportit të Stambollit, ai u gjurmua nga autoritetet italiane, të cilat informuan kolegët turq. Këta të fundit e mbajtën nën vëzhgim për disa ditë, derisa ndërhynë për arrestimin e tij.
Gazetare në “Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri”- RRKOKSH.
Studente në fakultetin e historisë dhe filologjisë, Universiteti i Tiranës.