Dy gazetarë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme

Gjykata vendosi caktimin e 21 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale, mes të ndaluarve një zyrtar i lartë policie dhe një gjyqtar

831
Gjykata vendosi caktimin e 21 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale, mes të ndaluarve një zyrtar i lartë policie dhe një gjyqtar

Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje dhe qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.

SPAK nuk sqaroi arsyet e hetimit ndaj dy gazetarëve dhe personave të tjerë, ndërsa deklaroi se operacioni kishte mbështetje nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.

“Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme,” tha SPAK në njoftim.

Gazetarët Hoxha dhe Qyno nuk komentuan akuzat. Përfaqësuesi ligjor i Qynos, Dorian Matlija tha se nuk mund të komentonte, pasi nuk ishte njohur ende me vendimin e caktimit të masës së sigurisë.

iPhone 152x152 1
[email protected] | Website |  + posts

RRKOKSH (Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri), organizata juaj kryesore mediatike investigative e angazhuar për të hedhur dritë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet platformës sonë online në shteg.org, ne ofrojmë një gazetari të plotë dhe me ndikim që synon jo vetëm të informojë, por edhe të nxisë ndryshimet shoqërore.