Gazetarët e terrenit përballen me gjuhë denigruese dhe fyese në rrjetet sociale
Gazetarët që raportojnë çështjet e aktualitetit po përballen me një valë të shtuar të sulmeve online, ku gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi po bëhen mjete për t'i intimiduar.
Gazetarët e terrenit, të cilët raportojnë çështjet e aktualitetit, po përballen me gjuhë denigruese dhe fyese në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj të hëne, Glidona Daci, gazetare në Televizionin Klan News, është gjendur në mes të një fushate denigruese nëpërmjet një faqeje online në Facebook.
E kontaktuar nga shteg.org, gazetarja Daci tha se sulmet online në adresën e saj janë bërë për shkak të detyrës dhe raportimeve të saj.
Nuk më frikësojnë dot me sulme të tilla, të cilat kanë qëllim denigrimin e figurës time. Nuk më përbaltojnë dot, pavarësisht se gjuha e përdorur ndaj meje cenon rëndë dinjitetin tim. Askush nuk mundet të më shantazhojë, përderisa kam raportuar me paanësi dhe profesionalizëm.
Glidona Daci
Në një situatë të ngjashme është gjendur edhe Armand Bajrami, gazetar në A2CNN, ndaj të cilit janë bërë gjithashtu komente denigruese dhe akuza të pabaza. Ai thekson se një fushatë e tillë, veçanërisht kundër grave dhe vajzave gazetare, krijon një klimë të papërshtatshme si për vetë ato, ashtu edhe për familjarët e tyre.
Kam ndjekur me shqetësim intensifikimin e sulmeve denigruese, fyese dhe linçuese ndaj disa gazetarëve gjatë ditëve të fundit, të ndikuara dhe diktuara nga pakënaqësia mbi raportimet e tyre mediatike. Gjuha e urrejtjes dhe intimidimit, veçanërisht ndaj gazetareve vajza dhe gra, krijon klimë të papërshtatshme për vetë ato, por edhe për familjarët e tyre. E vërteta duhet pranuar, sido që të jetë, dhe raportimet e sakta, të drejta dhe korrekte nuk duhet të bëhen pre e përpjekjeve për t’i ‘delegjitimuar’ përmes sulmeve personale ndaj përcjellësve të saj.
Armand Bajrami
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (ASHG) ka shprehur gjithashtu shqetësim për shtimin e rasteve të sulmeve online ndaj gazetarëve, sidomos ndaj grave dhe vajzave.
Në një klimë të tensionuar politike, vërejmë me alarm rritjen e gjuhës së urrejtjes, intimidimit dhe përpjekjeve për të denigruar gazetarët. Roli i tyre është të raportojnë mbi zhvillimet e përditshme, përfshirë ato të drejtësisë, dhe askush nuk duhet t’i frikësojë apo t’i pengojë në ushtrimin e detyrës së tyre për të sjellë të vërtetën, cilado qoftë ajo.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (ASHG)
Gjithashtu, ASHG i bëri thirrje të gjithë aktorëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj gazetarëve, të cilët jo vetëm kanë të drejtën, por edhe detyrën profesionale për të informuar publikun me paanshmëri dhe saktësi.
18.02.2024
KSHM dënon fushatën e dhunës online ndaj gazetares Glidona Daci
Tiranë – Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) ka shprehur shqetësim të fortë për fushatën e sulmeve dhe dhunës verbale online ndaj gazetarëve, me fokus të veçantë ndaj gazetares së TV Klan, Glidona Daci.
Sipas KSHM, Daci është bërë objekt i kërcënimeve, fyerjeve dhe shantazheve nga faqe anonime në rrjetet sociale, një situatë që synon të krijojë një klimë frike dhe presioni ndaj gazetarëve në vend.
“KSHM e dënon me forcë këtë gjuhë denigruese dhe kërcënuese, që ka për synim të frikësojë sidomos gazetaret, dhe kërkon që këto raste të ndiqen ligjërisht,” thuhet në deklaratën e organizatës, e cila shpreh mbështetje të plotë për Dacin dhe kolegët e saj.
KSHM i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të trajtojnë me seriozitet këtë çështje dhe të ndalojnë klimën e pandëshkueshmërisë për ata që përdorin rrjetet sociale për të frikësuar gazetarët. Po ashtu, organizata kërkon që aktorët politikë të distancohen hapur nga çdo akt dhune ndaj medias dhe të dënojnë këto sulme pa asnjë ekuivok.
RRKOKSH (Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri), organizata juaj kryesore mediatike investigative e angazhuar për të hedhur dritë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet platformës sonë online në shteg.org, ne ofrojmë një gazetari të plotë dhe me ndikim që synon jo vetëm të informojë, por edhe të nxisë ndryshimet shoqërore.
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna të tilla si sjellja e shfletimit ose ID unike në këtë sajt. Mospajtimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferencat
Ruajtja teknike ose qasja është e nevojshme për qëllimin legjitim të ruajtjes së preferencave që nuk kërkohen nga pajtimtari ose përdoruesi.
Statistikat
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore anonime. Pa një thirrje, pajtueshmëria vullnetare nga ana e Ofruesit tuaj të Shërbimit të Internetit ose të dhëna shtesë nga një palë e tretë, informacioni i ruajtur ose marrë vetëm për këtë qëllim zakonisht nuk mund të përdoret për t'ju identifikuar.
Marketingu
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.