Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit, ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të revokuar masën e sigurimit personal që ishte caktuar më parë ndaj saj.
Kryemadhi ka pranuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ka tërhequr kërkesën për shfuqizimin e saj. Sipas njoftimit të Gjykatës, më 2 prill 2025, ajo kishte kërkuar revokimin e kësaj mase, por trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, ka vendosur ta refuzojë kërkesën.
Masa e sigurimit, që përfshin detyrimin për paraqitje dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, do të mbetet në fuqi, ndërkohë që hetimet ndaj Kryemadhit për pasuri të pajustifikueshme dhe lidhje të mundshme me skema korruptive vazhdojnë.
Po ashtu, edhe për ish-presidentin Meta, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për lirimin nga qelia, të bërë në nëntor të 2024. Megjithatë, masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë e ka lënë ende në fuqi.
Ish-çifti Meta-Kryemadhi po hetohen nën akuzat: për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë publik, mosdeklarim ose fshehje të pasurisë, si dhe pastrim parash.
Ilir Meta u arrestua më 20 Tetor me urdhër të SPAK ndërsa Gjykata vendosi pas 3 ditësh, masën e arrestit me burg duke e kthyer atë në të parin ish-Kryetar të shtetit që përballet me këtë vendim të drejtësisë.
Mirëpo togat e zeza vazhdojnë lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë.
Gazetare në “Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri”- RRKOKSH.
Studente në fakultetin e historisë dhe filologjisë, Universiteti i Tiranës.