Gjykata vendos masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeprokurorin e Vlorës

SPAK vijon hetimet mbi zyrtarët e drejtësisë që lehtësuan akuzat për personat me precedentë penale në tetë dosje për të cilat akuzohet se ka ndikuar Aurel Zarka.

1023
Aurel Zarka, ish Drejtuesi i Prokurorise Vlore
Credit: shteg.org

Tiranë – Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën 31 Korrik, masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i arrestua dy ditë më parë  në ambientet e zyrës së tij në Vlorë.

Ish prokurori akuzohet se kundrejtë përfitimeve ka ushtruar ndikimin e paligjshëm në tetë çështje penale që kanë të bëjnë me persona të venë nën akuzë për krijuam  të organizatave kriminale.

Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.

Gjatë seancës gjyqësore ish-kryeprokurori ka mohuar akuzat ndërsa SPAK dyshon se Zerka ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris por dhe në 7 çështje të tjera kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar edhe nga studentja e magjistraturës Erjona Dautaj në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndaj prokurorit Zarka rëndon akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

E ndërsa gjykata ka vendosur lënien në qeli të Zarkës, Prokuroria e Posaçme vijon të verifikojë të gjitha proçeset ligjore të dosjeve ku mendohet se personat nën gjykim kanë përfituar lehtësira falë ndërhyrjes së ish-prokurorit të Vlorës. 

Duke qenë se hetimet vijojnë, Gjykata e Posaçme ka marrë vendim për të ndaluar publikimin e dosjes për caktimin e masës së sigurisë dhe mosrespektimi përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Por vendimi që la në qeli drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, u parapri edhe nga një tjetër i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që vendosi ta pezullojë nga puna për shkak të hetimeve që SPAK po kryen ndaj tij. Këshilli vendosi me 8 vota pro pezullimin e Aurel Zarkës nga detyra, ndërsa vendimi bie nëse hetimet ndaj tij pushohen.

iPhone 152x152 1
[email protected] | Website |  + posts

RRKOKSH (Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri), organizata juaj kryesore mediatike investigative e angazhuar për të hedhur dritë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet platformës sonë online në shteg.org, ne ofrojmë një gazetari të plotë dhe me ndikim që synon jo vetëm të informojë, por edhe të nxisë ndryshimet shoqërore.