Hetimi i Krimeve zgjedhore në Shqipëri parashikon përgjimin e forcave politike

Një prej masave kryesore të strategjisë së SPAK për zgjedhjet është përdorimi i teknikave të veçanta të hetimit që u konsiderua nga Kryeministri Rama një lajthitje dhe cënim i të drejtave të pushtetit ekzekutiv.

572
Takim i Kryeministrit z. Edi Rama me shqiptarët në Selanik
Credits: Faqja në facebook e Partisë Socialiste

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri do të shoqërohen me një vëmendje të veçantë nga SPAK (Prokuroria e Posaçme) dhe Prokuroria e Përgjithshme, të cilat kanë ndërmarrë një strategji të detajuar për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Ky proces është në përputhje me shqetësimet që ka ngritur komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OSBE/ODIHR, Komisionin Evropian dhe ambasadat ndërkombëtare, që kanë theksuar nevojën për luftën ndaj korrupsionit dhe manipulimeve zgjedhore në Shqipëri.

Përgjimet

Një prej masave kryesore të strategjisë së SPAK për zgjedhjet është përdorimi i teknikave të veçanta të hetimit, përfshirë përgjimet dhe monitorimin në terren. Qëllimi është të sigurohet një proces zgjedhor i pastër dhe pa ndikime të jashtme apo kriminale. Grupi hetimor i SPAK, i cili do të jetë i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të specializuar, do të monitorojë çdo aktivitet që mund të kërcënojë integritetin e zgjedhjeve, duke përfshirë përdorimin e fondeve të buxhetit dhe blerjen e votave.

Për të unifikuar praktikën e hetimit të krimeve elektorale Prokuroria e Përgjithshme hartoi një udhëzim i cili u shpërnda për median më 19 shkurt 2025, ndër të cilat hetimet proaktive parashikonin dhe metodat e vëzhgimit e përgjimit. Ndërkohë SPAK objekt hetimi ka identifikimin dhe parandalimin e ndikimit të krimit të organizuar, korrupsionit të funksionarëve të shtetërorë në zgjedhje dhe rezultatin e 11 majit. Monitoron përdorimin e buxhetit të shtetit dhe gjurmon verifikimin e fondeve të përdorura për blerjen e votave.

Një prej masave kryesore të strategjisë së SPAK për zgjedhjet e 2025 është përdorimi i teknikave të avancuara të hetimit, përfshirë përgjimet dhe monitorimin në terren. Qëllimi i këtyre masave është të sigurohet një proces zgjedhor i pastër dhe pa ndikime të jashtme apo kriminale. Me ndihmën e përgjimeve dhe monitorimit të aktiviteteve në terren, grupet hetimore të SPAK synojnë të identifikojnë dhe parandalojnë çdo formë të manipulimit të procesit zgjedhor.

SPAK ka ngritur një ekip hetimor të specializuar, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e aktiviteteve që mund të kërcënojnë integritetin e zgjedhjeve. Ky ekip përbëhet nga prokurorë dhe oficerë të specializuar, të cilët do të punojnë ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe do të angazhohen në hetime të avancuara për të goditur çdo formë të korrupsionit dhe manipulimit të procesit zgjedhor. Monitorimi i fushatës zgjedhore dhe kontrolli i përdorimit të fondeve të shtetit për qëllime elektorale janë pjesë të planit të SPAK për të siguruar një proces të ndershëm dhe të pastër.

Në përputhje me këtë strategji, Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë një udhëzim për të unifikuar praktikat e hetimit të krimeve zgjedhore. Ky udhëzim parashikon përdorimin e metodave të vëzhgimit dhe përgjimit për të identifikuar veprime të dyshimta. 

Këto dy strategji nxitën kryeministrin të reagonte paraditen e 20 shkurtit duke e quajtur lajthitje, dhe kërkoi të ndalet survejimi i partive.

Rama kërkoi që kjo metodë që sipas tij e rikthen Shqipërinë në kohë të erreta të ndalet menjëherë.

Kryeministri Rama kërkoi të tërhiqen nga strategjia për monitorimin në terren pasi nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, të survejohen partitë politike në fushatë.

Në një deklaratë të tij, Rama shprehu kundërshtimin për këtë praktikë, duke u shprehur se një proces zgjedhor i tillë do të dëmtonte liritë dhe të drejtat e individëve.

“Respektimi i standardeve demokratike dhe i drejtësisë evropiane nuk mund të justifikojë përdorimin e metodave të sigurimit të shtetit për të survejuar partitë politike. Nuk mund të lejojmë që politikanët të survejohen gjatë fushatës zgjedhore, pasi kjo do të cënonte të drejtat dhe liritë politike të qytetarëve shqiptarë,” deklaroi Rama. Ai shtoi se çdo ndërhyrje në punën e qeverisë dhe administratës shtetërore do të ishte një ndërhyrje flagrante në procesin demokratik të vendit.

Një tjetër aspekt kyç i strategjisë është monitorimi i situatave të dyshimta në kohë reale. Për këtë qëllim, SPAK do të bashkëpunojë ngushtësisht me shoqërinë civile dhe median, për të siguruar informacione të shpejta dhe të besueshme. Përgjimet do të përdoren për të identifikuar individët dhe grupet e strukturuara kriminale që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, si dhe për të mbrojtur dëshmitarët dhe denoncuesit.

Vota e Diasporës

Vota për diasporen
Credits: Qeveria Shqiptare – Vota për diasporen

Pak orë pas raagimit të kryeministrit Rama, SPAK bëri transparente dhe publikoi strategjinë ku parashikonte monitorim në kohë reale të të gjithë territorit. Në vëmendje të SPAK është dhe votimin i shqiptarëve të diasporës.

SPAK ka pranuar që ky është një proces kompleks që mund të përfshijë vështirësi në shkëmbimin e informacionit dhe në ekzekutimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellët juridike. Megjithatë, prokuroria ka planifikuar një angazhim të thelluar me autoritetet e shteteve të tjera për të parandaluar dhe hetuar krimet zgjedhore që mund të ndodhin në këtë kontekst.

Strategjia e SPAK parashikon disa masa parandaluese që synojnë të sigurojnë një proces të ndershëm dhe të paprekur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. 

Masat nisin nga  identifikimi i shpejtë i indicieve të mundshme të shkeljeve zgjedhore, përdorimi i teknikave të posaçme të hetimit për të goditur çdo formë të manipulimit të votës, edukimi i qyetarëve e  deri tek bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligj-zbatuese dhe institucionet ndërkombëtare.

Por megjithëse strategjia e SPAK përfshin evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore duket se burimet njerëzore  janë të  pamjaftueshme për këtë mision. Me vetëm 20 prokurorë dhe 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mbulimi i gjithë territorit dhe ndjekja e çdo rasti do të jetë një detyrë e vështirë. Dhe pse strategjia e SPAK parashikon përdorimin e burimeve të jashtme dhe bashkëpunimin me organet ndërkombëtare dhe agjencitë ligj-zbatuese të tjera, sërish monitorimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore mbetet një sfidë.

Megjithatë, SPAK ka ndërtuar një plan të detajuar për të bashkëpunuar me autoritetet e huaja për të parandaluar dhe hetuar krimet zgjedhore që mund të ndodhin në këtë kontekst. Kjo përfshin angazhimin e autoriteteve ligj-zbatuese të vendeve ku ka një numër të madh shqiptarësh dhe ndihmën për të vlerësuar çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndikojë në procesin zgjedhor.

Strategjia rendit 7 pika kyçe

  • Identifikimi sa më i shpejtë i indicieve mbi mundësitë e kryerjes së veprave penale dhe shkeljeve ligjore në kuadër të zgjedhjeve që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor.
  • Identifikimi dhe parandalimi i ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të funksionarëve shtetërorë dhe subjekteve private në procesin zgjedhor për të siguruar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor për Kuvendin 2025.
  • Përmirësimi i kapaciteteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur rastet e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve në mënyrë efektive.
  • Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet hetimore dhe rolin e tyre ndërveprues në parandalimin e krimit zgjedhor.
  • Rritja e efektivitetit të bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet publike, shoqërinë civile, median dhe çdo subjekt privat për të parandaluar veprat penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025.
  • Parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe manipulimit të procesit zgjedhor përmes monitorimit në kohë reale dhe ndërhyrjes së shpejtë në rastet e dyshimta të shkeljes së ligjit.
  • Kryerja e hetimeve profesionale dhe të shpejta për subjektet që kryejnë shkelje zgjedhore, duke dërguar një mesazh të qartë se krimi zgjedhor do të ndiqet dhe ndëshkohet.

iPhone 152x152 1
[email protected] | Website |  + posts

RRKOKSH (Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri), organizata juaj kryesore mediatike investigative e angazhuar për të hedhur dritë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet platformës sonë online në shteg.org, ne ofrojmë një gazetari të plotë dhe me ndikim që synon jo vetëm të informojë, por edhe të nxisë ndryshimet shoqërore.