Ish-presidenti Shqiptar, Ilir Meta arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme

Kryetari i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Prokuroria urdhëron detyrim paraqitje për ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe drejtues të tjerë të Partisë

1101
Ilir Meta në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Credit: LSA - Ilir Meta në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor në Tiranë  me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. 

Meta u ndalua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë, pasi kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.

Në kuadër të hetimeve të nisura nga ish Presidentit  të Shqipërisë në janar të 2023, Prokuroria e Posaçme ka  lëshuar edhe tre  masa sigurie, “detyrim Paraqitje” për  bashkëshorten e Metës, e Kryemadhin, si edhe dy për dy funksionarë të  tjerë të Partisë së Lirisë, Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Ilir Metës, por edhe të caktimit të masës “detyrim paraqitjeje” ndaj saj, ka ardhur reagimi i Monika Kryemadhit.

Kryemadhi, në postimin e saj në FB, mohoi të kishte dijeni për masën e sigurisë dhe se “sapo të njoftohet, do përgjigjet me hapa ligjorë dhe publikë”.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
Credit: Facebook

Në reagim e saj, Kryemadhi ishte në një linjë edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, të cilët e konsideruar  arrestimin e Metës si një  një “sulm të radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare”,

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, të një strukture kriminele që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish presidentin, ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet aktualisht, kjo është një fatkeqësi dhe gjendje skandaloze. Akt i rëndë kriminal që do marrë përgjigje shembullore”, tha Blushi.

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

ILIR META NE SPAK - Kreytari i partise se Lirise, Ilir Meta duke folur per gazetaret pasi ka dale nga ambientet e SPAK. Ai u pyet per mbi 3 ore, ndersa u shpreh se e shihte kerkesen per paraqitje si te pakuptimte
Credit: LSA – Ilir Meta duke folur për gazetarët pasi ka dalë nga ambientet e SPAK më 13 Qershor 2024

Megjithëse a arrestimi i ish presidentit Meta është kryer gjatë paradites së 21 Tetorit 2024, deri pasditen e vonë, Prokuroria e Posaçme nuk ka  dhënë asnjë njoftim zyrtarë mbi akuzat që rëndojnë  mbi Metën, Kryemadhin dhe funksionarë të tjetër të partisë që ai drejton. 

Në media rrodhën informacionet, sipas të cilës  Meta dhe funksionarë të tjerë të partisë së tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash por edhe me një çështje lobimi  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Hetimet për Metën kanë nisur vitin e kaluar dhe më 13 qershor 2024  ai dha shpjegimet e tij, për një nga çështjet që në Shqipëri njihet me emrin e aferës CEZ-DIA, dhe që ka të bëjë me  një marrëveshje mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.

DIA u ngarkua nga CEZ që të mblidhte borxhet e këqija që konsumatorët i kishin kësaj kompanie, por duket se kjo skemë synonte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Skandali CEZ-DIA u zbulua nga  reporter.al në qershor të këtij viti. Dokumente të siguruara nga treguan se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, ishin organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. 

DIA u ngarkua nga CEZ që të mblidhte borxhet e këqija që konsumatorët i kishin kësaj kompanie, por duket se kjo skemë synonte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Kur CEZ ndërpreu kontratën e mbledhjes së borxheve me DIA, ngriti një akuzë në një gjykatë arbitrazhi në Vienë dhe kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim nga CEZ (sot e riemëruar OSHEE) për prishje të njëanshme të kontratës.

Një shkrim i botuar po në atë kohë , citonte dokumentet e studios ligjore që mbronte interesat e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave “një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes CEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s”. Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumente. 

Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. “Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk I kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015.

Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi I partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro te inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh Meta, më 13 Qershor duke dalë nga dyert e SPAK.

Ilir Meta është një nga figurat qendrore të politikës shqiptare dhe ka mbajtur postet më të larta shtetërore si kryeministër (1999-2002), kryetar i Kuvendit (2013-2017) dhe President i Republikës (2017 -2022).

Investigative Journalist
Gazetare at  | [email protected] |  + posts

Lindita Çela është një gazetare investigative e shquar, e njohur për raportimet e saj të përpikta dhe të guximshme mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Me një karrierë që shtrihet për mbi dy dekada, Çela është konsoliduar si një figurë e rëndësishme në fushën e gazetarisë investigative, duke fituar vlerësime si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar për punën e saj.