KREU INVESTIGIME

INVESTIGIME

Mirësevini në seksionin Investigime të Shteg Investigativ. Këtu, ne thellojmë në gazetarinë investigative, duke zbuluar të vërtetat e fshehura, duke ofruar analiza të thelluara mbi çështje me interes publik, histori të mirë-hulumtuara dhe të verifikuara me kujdes që ndriçojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështje të tjera kritike që prekin shoqërinë tonë. Qëndroni të informuar me raportet tona gjithëpërfshirëse dhe hetimet ekskluzive, ndërsa përpiqemi të mbajmë transparencën dhe përgjegjshmërinë në Shqipëri.

Si është tjetërsuar pasuria publike në një nga zonat më të lakmuara bregdetare të Shqipërisë, përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimeve të dyshimta gjyqësore dhe një shteti që mbyll sytë teksa prona përfundon në duar të krimit të organizuar.
Transformimi i Abules nga emigrant dhe i dënuar në Belgjikë në përfitues të kontratave publike dhe lejeve zhvillimore në ndërtim dhe energji. Lidhjet me struktura të pushtetit dhe individë të përfshirë në hetime penale.
Një ndër skemat më të sofistikuara të kontrabandës së mallrave të akcizës në Ballkanin Perëndimor duket se është zhvilluar për vite me radhë në mënyrë të strukturuar nga Shqipëria, duke përfshirë kompani guackë në Dubai dhe Qipro, autoritete doganore, rrjete ndërkombëtare transporti dhe dokumente të manipuluara.
Një projekt gjigant ndërtimi, i firmosur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, sot qëndron i braktisur në zemër të kryeqytetit. Dokumente zyrtare dhe analiza ekspertësh ngrejnë hije dyshimi për një rrjet të ndërlikuar financimesh të dyshimta, të lidhura me pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, në një sektor ndërtimi që vazhdon të rritet përtej logjikës së tregut real.
Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar provat, GJKKO vendos të çojë për gjykim çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe bashkëpandehurve, të akuzuar për privatizim të parregullt dhe zhvillim ndërtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Një pronë e bllokuar nga konfliktet institucionale, një VKM e papritur që zgjati vetëm shtatë muaj dhe një seri ndërhyrjesh politike që sipas SPAK shërbyen për të favorizuar dhëndrin e ish-kryeministrit. Historia e privatizimit të Klubit Partizani, zbërthyer përmes dokumenteve zyrtare, dëshmive dhe vendimeve qeveritare.
Në 35 vite karrierë të vazhdueshme politike, Sali Berisha njohu ulje dhe ngritje, duke qenë pjesë thelbësore e përmbysjes së sistemit komunist, zhvillimit dhe rrënimit të vendit.
Si u kthye Jamarbër Malltezi nga “përfitues i vogël” si një nga trashëgimtarët e shumtë të truallit të ish-kompleksit Partizani, në përfituesin kryesor nga ndërtimi i pallateve dhe njësive të shërbimit. Përfitues indirekt edhe familja Berisha.
Nga uzurpimi i tokës në Lukovë, manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore.
Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik.

TË FUNDIT