Zyra e Delegacionit BE-së në Tiranë është në pritje që Qeveria Shqiptare të angazhohet seriozisht për gjetjen e “fajtorëve” që abuzuan me fondet e bujqësisë, ndërkohë që buxheti për IPARD III mbetet i pezulluar. Nga 33 milionë euro që u konsideruan nga OLAF-i si para të keqpërdorura nga Shqipëria vetëm 1.7 milionë euro janë rikthyer në arkën e AZHBR-së, ndërkohë që kjo agjenci është përballur me padi të shumta gjyqësore.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm katër vitet e fundit të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit janë 2228 shtetas ndërsa 1239 të tjerë janë arrestuar. Mës të të ndaluarve edhe zyrtarë të lartë të policisë shqiptare.
Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura, një investim prej 79 milionë eurosh, është lënë në mëshirë të fatit për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës me kompaninë ndërtuese. Shteti shqiptar humbi gjyqin në arbitrazh duke shtuar vlerën e dëmit ekonomik në rreth 100 milion euro.
Çfarë bisedojnë kriminelët me njëri-tjetrin kur mendojnë se askush nuk i dëgjon?
Telefonat Sky ishin një mjet i preferuar për kriminelët për të diskutuar logjistikën. Tani, del se disa nga "rishitësit" më të dalluar të Sky ishin kriminelë serbë të lidhur me grupe të organizuara që kanë shkaktuar kërdi në Ballkan.
Nuk vonoi shumë që biznesi të lulëzonte pasi Jean-Francois Eap lansoi një start-up me bazë në Vancouver që shiste telefona ultra të sigurt. Tani duke u përballur me akuza në Francë dhe SHBA, Eap thotë se nuk e dinte që baza e tij e klientëve përfshinte krimin e organizuar. Por distributorët e tij kishin lidhje me botën e krimit — dhe rishitësit e tyre shpesh kishin dënime vetë.
Në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, avokatët që përfaqësuan OSHEE-në pretenduan se kanë prova që Ilir Meta ka marrë ryshfet nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj
Qendra e madhe tregtare "East Gate" dhe apartamentet luksoze të "East Gate Living" ishin më shumë se thjesht bëma të ndërtimit. Pas këtyre zhvillimeve të reja vezulluese qëndron një histori politike - nën sipërfaqe, sillen pëshpëritjet e marrëveshjeve të dyshimta pasi interesat e Samir Manes duket se përputhen paksa tepër mirë me manovrat politike. Qytetarët e Shkupit tani u ka mbetur vetëm të paguajnë çmimin – 3 milionë euro për të qenë të saktë – për një projekt që disa thonë se vendos fitimin para njerëzve.
Samir Mane, shqiptari më i pasur, themeluesi dhe pronari i Grupit Balfin, pasuria neto e të cilit është rreth 2 miliardë dollarë, ka arritur të ketë sukses edhe në biznesin e të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai e filloi aventurën e ndërtimit në vitin 2021 duke ndërtuar qendrën tregtare “East Gate” në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Më herët të drejtën e pronësisë e kishtë siguar një kompani tjetër sllovene e quajtur ERA. Mane u zgjerua më pas në rivierën shqiptare . Grupi Balfin i Manes fitoi akses në ndërtim në vitin 2022, pasi iu bashkua një konsorciumi prej katër kompanish që kishin fituar projketin për ndërtimin e Portit të Vlorës. Bashkimi i shoqërive, që në fillim nuk përfshinte Balfin-in ose Manen, mori gjithashtu tokë shtetërore për të ndërtuar një kompleks elitar banimi dhe biznesi pikërisht pranë portit.
Samir Mane është ngulitur thellë në çdo cep të peizazhit ekonomik të Shqipërisë. Rrjeti i gjerë i kompanive të tij dominon tregjet duke filluar nga qendrat tregtare dhe supermarketet tek inxhinieria civile, turizmi, pasuritë e paluajtshme, energjia e rinovueshme dhe madje edhe bankat. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij zotërojnë 56 kompani që mbulojnë pothuajse çdo sektor ekonomik në vend.