Prokuroria e Posaçme ka shtuar numrin e personave të marrë në hetim për dosjen Partizani.
Teksa hetimet janë drejt përfundimit nën akuzë për pastrim parashë është vendosur ditën e enjtje, 12 Shtator 2024, edhe Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës për të cilën është ngritur çështja në SPAK.
Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga hetimet e SPAK rezulton se në vitin 2018, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Fatmir Bektashi iu shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lek aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në nje shoqeri e cila ka një kapital 100.000 lek dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milion dollarë.
Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Ditën e djeshme më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
RRKOKSH (Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri), organizata juaj kryesore mediatike investigative e angazhuar për të hedhur dritë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet platformës sonë online në shteg.org, ne ofrojmë një gazetari të plotë dhe me ndikim që synon jo vetëm të informojë, por edhe të nxisë ndryshimet shoqërore.