The Crime Messenger: Si telefonat Sky ECC u kthyen në mjete të grupeve kriminale

Çfarë bisedojnë kriminelët me njëri-tjetrin kur mendojnë se askush nuk i dëgjon?

1664
The Crime Messenger: Si telefonat Sky ECC u kthyen në mjete të grupeve kriminale
Credit: James O'Brien/OCCRP

Rënia e Sky Global – një kompani me komunikim të enkriptuar që dikur premtonte privatësi të palimituar – mund të jetë mundësia më e mirë për ta zbuluar këtë.

Për vite me rradhë, telefonat e posaçëm të modifikuar nga kompania ishin mjete thelbësore për grabitësit në arrati të bankave, trafikantët globalë të drogës dhe për organizatat kriminale serbe. Në mesazhet e shkruara dhe në mesazhet zanore, në grupe dhe biseda personale, këta persona diskutonin për dërgesat e tyre të kokainës, debatonin mbi logjistikën e grabitjeve të ardhshme dhe krenoheshin për aktet e dhunshme më të fundit.

Më në fund, agjencitë policore dhe prokurorët nga disa vende u afruan dhe filluan të hetojnë. Përpjekjet e tyre çuan në akuzimin e themeluesit të kompanisë dhe 30 personave të tjerë në një gjykatë në Paris më herët gjatë këtij viti.

Kompania thotë se bëri maksimumin për të kontrolluar përdoruesit e saj dhe se nuk mban përgjegjësi nëse disa kriminelë shpëtuan.

Megjithatë, pak detaje mbi mënyrën se si funksiononte universi i Sky-t janë publikuar deri në këto momente. Në projektin The Crime Messenger, gazetarët nga OCCRP dhe 12 partnerë fituan akses në më shumë se 3,800 dosje prova, raporte policore, biseda dhe materiale të tjera nga hetimi francez. Këto materiale ekskluzive ofrojnë një pamje të paparë se si disa nga burrat më të rrezikshëm në botë e përdornin këtë shërbim — dhe si u bënë shpërndarësit e tij të besuar.

Si telefonat e koduar të një kompanie kanadeze përfunduan në duart e kriminelëve në mbarë botën
Credit: James O’Brien/OCCRP

Nuk vonoi shumë që biznesi të lulëzonte pasi Jean-Francois Eap lansoi një start-up me bazë në Vancouver që shiste telefona ultra të sigurtë. Tani duke u përballur me akuza në Francë dhe SHBA, Eap thotë se nuk e dinte që baza e tij e klientëve përfshinte …

Sky Serbia
Credit: James O’Brien/OCCRP

Telefonat Sky ishin një mjet i preferuar për kriminelët për të diskutuar logjistikën. Tani, del se disa nga “rishitësit” më të dalluar të Sky ishin kriminelë serbë të lidhur me grupe të organizuara që kanë shkaktuar kërdi në Ballkan.

Punuan për projektin

The Crime Messenger është një bashkëpunim midis OCCRP dhe 12 mediave të tjera në Evropë dhe Kanada: ZDF dhe Paper Trail Media (Gjermani), Le Soir, De Standaard, dhe RTBF (Belgjikë), StudioFact dhe Télérama (Francë), CBC/Radio-Canada (Kanada), KRIK (Serbi), NRC (Holandë), Der Standard (Austri), dhe Investigace.cz (Republika Çeke).

https://www.occrp.org/en/project/the-crime-messenger

OCCRP logo
Website |  + posts

With staff across six continents and hubs in Amsterdam, Washington, D.C., and Sarajevo, OCCRP is one of the largest investigative journalism organizations in the world. We are a mission-driven nonprofit newsroom that partners with other media outlets to publish stories that spur action. OCCRP is also a media development platform that advances investigative reporting worldwide.

Founded by veteran investigative reporters Drew Sullivan and Paul Radu in 2007, OCCRP is a pioneer of collaborative cross-border investigative journalism. From a modest beginning in Eastern Europe with a handful of partners, OCCRP has grown into a worldwide powerhouse, shaping the industry while upholding the highest standards for public interest reporting.