Prokuroria e Durrësit kërkoi më 30 shtator 2024 arrestimin e pesë zyrtarëve të Bashkisë Rrogozhinë, duke ngritur akuza ndaj tyre për shpërdorim të detyre, falsifikim dhe mashtrim.
Të akuzuarit dyshohet se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 353 milion lekësh.
Sipas hetimeve, zyrtarët janë përfshirë në 78 raste ku banesat e dëmtuara janë raportuar si objekte për strehim, ndërkohë që në dosjet e tyre figurojnë struktura të tjera, përfshirë kasolle për kafshë. Prokuroria kërkon arrestimin e tyre, ndërsa po hetohen edhe 78 bashkëpunëtorë të tjerë të bashkisë për veprat penale të mashtrimit.
“Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve”,- shkruhet në deklaratën e Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që në hetim janë edhe 78 bashkëpunëtorët e zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë.
Nga 5 të akuzuarit, vetëm 3 prej tyre iu dha masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit. Konkretisht, Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Meka do të shlyejnë detyrimin ndaj shtetit me burg, ndërsa Xhemile Uku ndodhet nën masën “arrest shtëpie” dhe Eldira Ramaj është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata mbanin postet e përgjegjësit të zyrës së Rinisë dhe Sportit, specialist në zyrën e burimeve njerëzore, një punonjës I thjeshtë dhe dy ish-punonjës së Bashkisë Rrogozhinë.
Ky është rasti i parë që organet ligj-zgjatuese, hetojnë dhe ngrënë akuza nga zyrtarëve sa i përket fondeve të përdoruara për projektet e rindërtimit.
Në dhjetor të 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet u fuqishëm, si pasojë e të cilët humbën jetën 51 persona, ndërsa 95 mijë banesa u deklaruan të dëmtuara dhe mbi 11 mijë prej tyre u shpallën të pabanueshme.
Qeveria i llogariti dëmet e shkaktuara në vlerën e 696.3 milion euro ndërsa vlerën e rindërtimit në 803 milion euro. Procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar por një audit i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur hije dyshimi mbi mënyrën e përdorimit të fondeve nga institucionet shqiptare.
Sipas auditimit të bërë ndaj Veprimtarisë së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, gjatë periudhës 10 janar 2020 deri më 30 prill të vitit 2021, rezulton se informacionet mbi mënyrën e përdorimit dhe eficencës së arritur për çdo donacion të ofruar nga organizatat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, janë të paplota.
Gjithashtu, një nga shkeljet e evidentuara nga KLSH-ja është edhe mungesa e dokumentimit të projekteve të përgatitura apo të propozuara, të cilat ishin pjesë e procesit të rindërtimit, si dhe nuk është dokumentuar nga ana e MSHR-së kërkesat për mbështetje të specializuar njerëzore.
Dallandyshe Xhaferri është gazetare në "Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri" - RRKOKSH. Ajo ka studiuar Gazetari në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe ka marrë pjesë në shkëmbime studentore në Poloni dhe SHBA. Në Poloni, ka ndjekur një semestër në "Journalism and Management" në Universitetin "Papa Gjon Pali II", ndërsa në SHBA ka marrë leksione mbi gazetarinë në Kolegjin e Bostonit. Gjatë katër viteve të fundit, ajo ka punuar si gazetare në organizata të ndryshme me fokus gazetarinë cilësore dhe ka qenë e angazhuar në projekte të IFES, East West Management Institute dhe Rana Labs.