Irena Dule
0 POSTIMET 0 KOMENTE
Irena Dule është avokate dhe eksperte ligjore e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, interesit publik dhe shtetit të së drejtës.Me një eksperiencë të gjatë në çështje administrative, mjedisore dhe të të drejtave të konsumatorëve, ajo ka bashkëpunuar për vite me radhë me organizata të shoqërisë civile, veçanërisht me Qendrën Res Publica, duke përfaqësuar qytetarë dhe grupe interesi në procese gjyqësore kundër institucioneve publike.
Dule njihet për angazhimin e saj në kauza që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe mbrojtjen e interesit publik në Shqipëri.
Po ashtu, ajo ka qenë pjesë e ekipit ligjor që kundërshtoi në gjykatë planifikimin urban të Bashkisë së Tiranës, në një çështje ku gjykata konstatoi shkelje procedurale dhe tejkalim kompetencash nga autoritetet vendore.




















