Azmi Stringa
1 POSTIMET 0 KOMENTE
Azmi Stringa është lektor i Financës në Universitetin e New York Tirana dhe konsulent në Shqipëri, me një karrierë të gjatë në sektorin financiar dhe publik. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë tregjet financiare, financimin e projekteve, menaxhimin e financave publike, raportimin financiar dhe kontrollin e brendshëm.Ai ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit në ALSAI, ku ka kontribuar në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në financat publike, si dhe si CFO i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, ku ka menaxhuar çështje të rëndësishme të stabilitetit financiar dhe përputhshmërisë me standardet europiane.
Më herët ka punuar si Senior Associate në Ernst & Young në New York, në sektorin e bankingut dhe tregjeve të kapitalit, duke audituar institucione të mëdha financiare ndërkombëtare.
Azmi Stringa është CPA në New York dhe Auditor Statutor në Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet në University of Texas at Austin, McCombs School of Business.




















