Florenca Stafa
0 POSTIMET 0 KOMENTE
Ka përfunduar studimet universitare në Histori në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në vitin 2006 dhe ka fituar gradën shkencore Doktore e Shkencave në Histori në Universitetin e Tiranës në vitin 2015.Në mars 2024 është emëruar, Profesore e Asociuar dhe aktualisht mban detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Studimeve Albanologjike dhe Ballkanike pranë Universitetit të Elbasanit.
Ajo zotëron një përvojë të gjerë profesionale si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në arsimin e lartë. Paralelisht, ushtron rolin e trajneres kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit, është eksperte e jashtme për ASCAL dhe anëtare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë Shqiptare (ALBNA).




















