Azmi Stringa, pedagog i Ekonomisë në Universitetin “New York”, në një intervistë për shteg.org, ka folur mbi zhvillimet në sektorin e pronave dhe ndërtimit në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si ndërthuren interesat politike, ekonomike dhe ato të krimit të organizuar në këtë fushë.
Sipas Stringës, tregu i pronës dhe ndërtimit është i ndikuar fort nga proceset e dhënies së lejeve të ndërtimit, ndryshimet në planet urbanistike dhe mënyra e menaxhimit të tokës, çka, sipas tij, krijon pabarazi në sigurinë juridike të pronës dhe në aksesin e qytetarëve ndaj zhvillimit të saj. Ai thekson se këto procese ndikojnë drejtpërdrejt në vlerën e pronës dhe në funksionimin e tregut.
Duke iu referuar edhe hetimeve të fundit të SPAK-ut, Stringa shprehet se ato kanë rikthyer vëmendjen te burimi i kapitalit në investimet e mëdha në ndërtim dhe te roli i institucioneve në mbikëqyrjen e sektorit. Sipas tij, sfida kryesore mbetet forcimi i transparencës dhe rritja e efektivitetit institucional për të garantuar një treg më të drejtë dhe funksional të pronës dhe ndërtimit.
Si përshkruhet ndërthurja mes krimit të organizuar, pushtetit politik dhe grupeve të fuqishme ekonomike në sektorin e pronave dhe ndërtimit?
Simbioza mes krimit, pushtetit dhe oligarkisë është, në thelb, një marrëdhënie e ndërtuar mbi paranë dhe pushtetin. Fatkeqësisht, në Shqipëri ajo është shndërruar në një mekanizëm që prodhon sundim politik dhe ekonomik, varfërim të qytetarëve, marrje peng të ekonomisë, deformim të demokracisë dhe krijimin e një klime me mungesë të thellë lirie. Në këtë mekanizëm, oligarkët luajnë rolin e urës mes pushtetit politik dhe interesave kriminale në projekte të mëdha ekonomike. Krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni strukturor i pushtetit janë ndërthurur deri në atë pikë sa që tashmë janë bërë njësh. Sektori i ndërtimit është fusha ku kjo ndërthurje bëhet më e dukshme.
Oligarkët sigurojnë akses te lejet dhe projektet e ndërtimit përmes marrëdhënieve me një qeverisje të korruptuar, ndërsa krimi i organizuar gjen mundësi për të futur dhe pastruar kapitalet e tij përmes sektorit të ndërtimit. Kështu, si politika, ashtu edhe oligarku (i gjithë zinxhiri oligarkik i sektorit të ndërtimit), marrin thelën e tyre nga pastrimi i parave të krimit, përveç asaj që marrin nga qytetarët e ndershëm. Së fundmi, po shfaqet edhe tipologjia e oligarkut mafioz, i cili përfshihet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet e krimit të organizuar.
Si ndikon sistemi aktual në sigurinë juridike të pronës dhe në të drejtat e qytetarëve si pronarë apo blerës?
Shqiptarët sot nuk janë pronarë të pasurive të tyre private dhe, për rrjedhojë, nuk janë të lirë. Ju po shihni sot që këta po ua heqin, pa bërë zhurmë, edhe sigurinë juridike njësive të banimit në pallatet e kohës së komunizmit.
Sot shqiptarit të ndershëm i është cenuar e drejta kushtetuese e pronës private dhe e kapitalit financiar, që nuk mund të përdoren pa lejen e establishmentit korruptivo-mafioz. Çdo siguri dhe garanci juridike kushtetuese i është hequr nga një shtet që është vënë i gjithi në shërbim të politikanëve të korruptuar, oligarkisë dhe krimit të organizuar. Nëse shqiptari do siguri juridike mbi pronën, ai duhet të blejë vetëm te oligarku apo krimineli.
Në këtë sektor, çdo gjë fillon me monopolin dhe arbitraritetin në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në miratimin e planeve zhvillimore, që tashmë është e gjitha në dorën e një njeriu, Kryeministrit. Po nuk ishe klient i pushtetit të Kryeministrit, e ke shumë të vështirë të zhvillosh pronën. Për shembull, a do të pranonin ta blinin ata vëllezërit nga Katari atë tokë me atë çmim pa garancinë e qeverisë se ajo do të kthehej nga tokë pyll apo arrë në tokë për ndërtim?! Po të blinte një tokë aty një qytetar i thjeshtë, a do ta kishte atë garanci? Ne e dimë shumë mirë që, në shumë zona të Shqipërisë, vetëm lidhja me këta njerëz të mundëson kthimin e tokës nga tokë bujqësore në truall për ndërtim.
Po edhe në Tiranë ka raste që u kanë shpronësuar pronarëve tokën, gjoja për interes publik, për dy lekë dhe më pas toka i ka kaluar privatit për ndërtim kulle. Pra, ky shtet, i vënë në shërbim të oligarkisë dhe mafias, ka çdo mekanizëm për ta penguar pronarin ta përdorë pronën. Pasi ia blejnë pronarit për dy lekë pronën si tokë bujqësore, e kthejnë në truall. Ose ne dimë raste që shteti, atij që s’e ka shitur tokën, i ka thënë: “Tek kjo e jotja kalon rruga apo lulishtja dhe duhesh shpronësuar.” Kurse te toka e oligarkut niveli i shfrytëzimit jepet përtej limitit me vetë firmën e Kryeministrit.
Po kështu, nëse ti blen diçka pa lejen e oligarkut dhe mafiozit me qëllim zhvillimin, shteti mund ta fusë tokën në zonë të mbrojtur dhe, për ta zhvilluar, duhet të shkosh të falesh te Kryeministri, i cili prapë do të të drejtojë të lidhesh me oligarkun apo mafiozin që të gjesh zgjidhje. Po kështu po tregohet qartë që grupe mafioze, me akses në Kadastër dhe nën hundën e pushtetit, po ua vjedhin pronat pronarëve të ligjshëm, duke u cenuar rëndë të drejtat kushtetuese dhe duke ngjallur frikë.
Mos flasim pastaj edhe për infrastrukturën. Po deshe rrugë, ujë apo energji elektrike, mund t’i gjesh vetëm te ndërtimet e oligarkëve. Me lekët e taksapaguesve paguhet infrastruktura për zhvillimin e pronave të tyre. Përgjithësisht dihet edhe skema: shteti nuk çon asnjëherë infrastrukturë pa e blerë më parë pronën oligarku ose mafiozi, që në fillim t’ia blejnë për dy lekë fshatarit apo pronarit. Pastaj shteti, çuditërisht, ndërton rrugë, ujësjellës apo kanalizime në atë zonë vetëm në shërbim të oligarkut dhe kriminelit. Kjo është skllavëri nga kapja e shtetit, e parë edhe në vende të tjera të botës.
Çfarë tregojnë hetimet dhe veprimet e fundit të SPAK për sektorin e ndërtimit dhe burimin e kapitalit?
E kanë nxjerrë Kryeministrin, por edhe, fatkeqësisht, çdo institucion që duhej të ishte i pavarur, si gënjeshtar. Sektori është i gjithi një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave të krimit dhe një vend parkimi për to. Edhe banditi më i rëndomtë ka 10 apartamente dhe 7 garazhe. Vetëm në datën 15 qershor, nga SPAK-u janë sekuestruar prona sa 6 pallate banimi. Po ashtu, pamë qartë që paratë e krimit janë burim thelbësor i investimeve në kulla në kryeqytet apo resorte me gardh jashtë qytetit.
Qëndrimi i institucioneve publike, përfshi Bankën e Shqipërisë, se ky sektor ndjek rregullat e logjikës ekonomike, ka dalë që është një gënjeshtër dhe tregon që këto institucione janë akomoduese ndaj këtij modeli ekonomik. Është për të ardhur keq që SPAK-u e di më mirë se qeveria dhe Banka e Shqipërisë që “pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”.
Sa e madhe është përgjegjësia e institucioneve shtetërore në këtë situatë?
Patjetër. Si shpjegohet që asnjë institucion ligjzbatues dhe mbikëqyrës, si tatimet, Banka e Shqipërisë, Pastrimi i Parave etj., policia, nuk i kap këta? Vetëm SPAK-u? Kjo është me bekimin e shtetit dhe vetëm Kryeministri, si arkitekti kryesor, ka aftësinë t’i fikë të gjitha institucionet publike që të bëjnë sikur nuk shohin.
Nëse e mbani mend, Kryeministri e dha sinjalin edhe kur tentoi të bënte amnistinë fiskale për paratë e pista para ca kohësh. Atë që s’e bëri de jure, e bëri de facto. Ai ua dha sinjalin qartë dhe u garantoi të gjithëve që ai, qeveria dhe institucionet publike nuk do ta pengonin depërtimin e parasë së krimit në ekonomi.
Dhe normalisht që krimi nuk ka nevojë t’i thuash shprehimisht të dalë në fushatë për qeverinë. Del me kënaqësi, sepse ka interes të mbajë në pushtet një qeveri që vë shtetin në dispozicion të krimit të organizuar dhe që sundon ekonominë me paranë me origjinë kriminale.
Si ndërlidhet simbioza krim–pushtet–oligarki në fushën e pronave dhe ndërtimit?
Simbioza mes krimit, pushtetit dhe oligarkisë është në thelb një marrëdhënie e ndërtuar mbi paranë dhe pushtetin. Fatkeqësisht, në Shqipëri ajo është shndërruar në një mekanizëm që prodhon sundim politik dhe ekonomik, varfërim të qytetarëve, marrje peng të ekonomisë, deformim të demokracisë dhe krijimin e një klime me mungesë të thellë lirie. Në këtë mekanizëm, oligarkët luajnë rolin e urës mes pushtetit politik dhe interesave kriminale në projekte të mëdha ekonomike. Krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni strukturor i pushtetit janë ndërthurur deri në atë pikë sa që tashmë janë bërë njësh. Sektori i ndërtimit është fusha ku kjo ndërthurje bëhet më e dukshme.
Oligarkët sigurojnë akses te lejet dhe projektet e ndërtimit përmes marrëdhënieve me një qeverisje të korruptuar, ndërsa krimi i organizuar gjen mundësi për të futur dhe pastruar kapitalet e tij përmes sektorit të ndërtimit. Dhe si politika, ashtu edhe oligarku (i gjithë zinxhiri oligarkik i sektorit të ndërtimit), marrin thelën e tyre në pastrimin e parave të krimit, përveç asaj që marrin nga qytetarët e ndershëm. Së fundmi, po shfaqet edhe tipologjia e oligarkut mafioz, që përfshihet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet e krimit të organizuar.
Çfarë kuptimi ka individi si pronar për të pasur të drejtë mbi truallin apo si konsumator kur blen nga këta?
Shqiptarët sot nuk janë pronarë të pasurive të tyre private dhe, për rrjedhojë, nuk janë të lirë. Ju po shihni sot që këta po ua heqin, pa bërë zhurmë, edhe sigurinë juridike të njësive të banimit në pallatet e kohës së komunizmit.
Sot shqiptarit të ndershëm i është cenuar e drejta kushtetuese e pronës private dhe e kapitalit financiar, të cilat nuk mund të përdoren pa lejen e establishmentit korruptivo-mafioz. Çdo siguri dhe garanci juridike kushtetuese i është hequr nga një shtet që është vënë i gjithi në shërbim të politikanëve të korruptuar, oligarkisë dhe krimit të organizuar. Nëse shqiptari do të ketë siguri juridike mbi pronën, ai duhet të blejë vetëm te oligarku apo krimineli.
Në këtë sektor, çdo gjë fillon me monopolin dhe arbitraritetin në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në miratimin e planeve zhvillimore, që tashmë është e gjitha në dorën e një njeriu, Kryeministrit. Po nuk ishe klient i pushtetit të Kryeministrit, e ke shumë të vështirë të zhvillosh pronën. Për shembull, a do ta pranonin ta blinin ata vëllezërit nga Katari atë tokë me atë çmim pa garancinë e qeverisë se ajo do të kthehej nga tokë pyll apo arrë në tokë për ndërtim?! Po të blinte një tokë aty një qytetar i thjeshtë, a do ta kishte atë garanci? Ne e dimë shumë mirë që, në shumë zona të Shqipërisë, vetëm lidhja me këta njerëz ta mundëson kthimin e tokës nga tokë bujqësore në truall për ndërtim.
Po edhe në Tiranë ka raste që u kanë shpronësuar pronarëve tokën, gjoja për interes publik, për dy lekë dhe më pas toka i ka kaluar privatit për ndërtim kulle. Pra, ky shtet, i vënë në shërbim të oligarkisë dhe mafias, ka çdo mekanizëm për ta penguar pronarin ta përdorë pronën. Pasi ia blejnë pronarit për dy lekë pronën si tokë bujqësore, e kthejnë në truall. Ose ne dimë raste që shteti, atij që s’e ka shitur tokën, i ka thënë: “Tek kjo e jotja kalon rruga apo lulishtja dhe duhesh shpronësuar.” Kurse te toka e oligarkut, niveli i shfrytëzimit jepet përtej kufirit me vetë firmën e Kryeministrit.
Po kështu, nëse ti blen diçka pa lejen e oligarkut dhe mafiozit me qëllim zhvillimin, shteti mund ta fusë tokën në zonë të mbrojtur dhe, për ta zhvilluar, duhet të shkosh të falesh te Kryeministri, i cili prapë do të të drejtojë të lidhesh me oligarkun apo mafiozin që të gjesh zgjidhje. Po kështu po tregohet qartë që grupe mafioze me akses në Kadastër dhe nën hundën e pushtetit po ua vjedhin pronat pronarëve të ligjshëm, duke ua cenuar rëndë të drejtat kushtetuese dhe duke ngjallur frikë.
Mos flasim pastaj edhe për infrastrukturën. Po deshe rrugë, ujë apo energji elektrike, mund ta gjesh vetëm te ndërtimet e oligarkëve. Me lekët e taksapaguesve paguhet infrastruktura për zhvillimin e pronave të tyre. Përgjithësisht dihet edhe skema: shteti nuk çon asnjëherë infrastrukturë pa e blerë më parë pronën oligarku ose mafiozi. Që në fillim t’ia blejnë për dy lekë fshatarit apo pronarit. Pastaj shteti, çuditërisht, ndërton rrugë, ujësjellës apo kanalizime në atë zonë vetëm në shërbim të oligarkut dhe kriminelit. Kjo është skllavëri nga kapja e shtetit, e parë edhe në vende të tjera të botës.
Spak ka bërë disa hetime të rëndësishme ditët e fundit. Çfarë tregojnë ato për sektorin e ndërtimit?
E kanë nxjerrë Kryeministrin, por edhe, fatkeqësisht, çdo institucion që duhej të ishte i pavarur, si gënjeshtar. Sektori është i gjithi një lavatriçe e madhe pastrimi parash të krimit dhe një vend parkimi për to. Edhe banditi më i rëndomtë ka 10 apartamente dhe 7 garazhe. Vetëm më 15 qershor, nga SPAK janë sekuestruar prona sa gjashtë pallate banimi. Po ashtu, pamë qartë që paratë e krimit janë burim thelbësor i investimeve në kulla në kryeqytet apo në resortet me gardh jashtë qytetit.
Qëndrimi i institucioneve publike, përfshirë Bankën e Shqipërisë, se ky sektor ndjek rregullat e logjikës ekonomike, ka dalë se është një gënjeshtër dhe tregon që këto institucione janë akomoduese ndaj këtij modeli ekonomik. Është për të ardhur keq që SPAK e di më mirë se qeveria dhe Banka e Shqipërisë që “pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”.
A ka përgjegjësi institucionale në lejimin e kësaj situate?
Patjetër. Si shpjegohet që asnjë institucion ligjzbatues dhe mbikëqyrës, si Tatimet, Banka e Shqipërisë, strukturat e pastrimit të parave etj., apo policia, nuk i kap këta? Vetëm SPAK? Kjo është me bekimin e shtetit dhe vetëm Kryeministri, si arkitekti kryesor, ka aftësinë t’i fikë të gjitha institucionet publike, që të bëjnë sikur nuk shohin.
Nëse e mbani mend, Kryeministri e dha sinjalin edhe kur tentoi të bënte amnistinë fiskale për paratë e pista para ca kohësh. Atë që s’e bëri de jure, e bëri de facto. Ai ua dha sinjalin qartë dhe u garantoi të gjithëve se ai, qeveria dhe institucionet publike nuk do ta pengonin depërtimin e parasë së krimit në ekonomi.
Dhe normalisht që krimi nuk ka nevojë t’i thuash shprehimisht të dalë në fushatë për qeverinë. Del me kënaqësi, sepse ka interes të mbajë në pushtet një qeveri që e vë shtetin në dispozicion të krimit të organizuar dhe që e sundon ekonominë me paranë me origjinë kriminale.
Ola Xama është gazetare në fushën e ekonomisë prej 15 vitesh, e fokusuar së fundi në zhanrin e analizave dhe investigimeve. Është autore e emisionit investigativ ‘Kronos’ në MCN Tv, dhe më parë ka punuar si gazetare në fushën e ekonomisë në televizionet Euronews Albania, Klan Tv dhe Vizion Plus. Është autore e dhjetra investigimeve që lidhen me financat, pastrimin e parave dhe abuzimet e autoriteve publike me qytetarët. Është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës në degën Gazetari dhe ka përfunduar studimet master në të njëjtën degë.





















