I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi ka mbërritur në vendin tonë pasi u ekstradua nga Turqia, ku edhe u arrestua në një vilë luksoze ku ishte akomoduar në Stamboll.
Dorëzimi i vëllezërve Farruku vjen pas një operacioni të dështuar për lokalizimin dhe arrestimin e Kreshnikut me kërkesë të autoriteteve italiane.
Prokuroria kërkon dënimin e 17 të pandehurve me akuzën e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike ndërsa shpall "moskompetencë" për hetimin e 95 grave dhe vajzave të rekrutuara.
Pas katër vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe zyrtarë të tjerë lokal me dyshimin se kanë “shpërdoruar detyrën” duke licencuar kompani karburantesh në kundërshtim me ligjin.
Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global dhe një hetim i OCCRP-së zbuloi se kjo platformë përdorej gjerësisht nga krimi i organizuar.
Nga hetimet e kryera është arritur të identifikohen si drejtues të grupit kriminal Redian alias Refik Doda dhe Zabit alias Artur Fisniku.
Erion Veliaj ka lënë të kuptohej që akuzat ndaj tij për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash janë të iniciuara politikisht dhe se faktet janë ngritur mbi dëshmitarë të rreme.
Për gjashtë vite, “5D” do të shpallej fituese në të paktën 32 tendera publike me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë. Nga hetimet, SPAK-u ka gjetur shkelje ligjore në thuajse gjysmën e këtyre tenderave.
Shqipëria u kthye në vendin e parë të Evropës që vendosi mbylljen e platformës të Tik-Tok. Ky vendim u bë i ditur nga Kryeministri Rama, ndërkohë që kompania e Tik-Tok është shprehur për median ndërkombëtare se po kërkon sqarime urgjente nga Qeveria shqiptare për marrjen e këtij vendimi.
Pasuria me vlerën e 340 milionë lekëve, në pronësi të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe bashkëpunëtorëve të tij u konfiskuan nga Policia e Shtetit. Në këto pasuri përfshihen 5 shoqëri tregtare, 8 apartamente, truall dhe një ndërtesë.





























