Pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në fuqi ligjin për zonat e mbrojtura, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë betonizim masiv, humbje të biodiversitetit dhe shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Administrator i kompanisë “Era-Fruit” dhe dy inspektorë të AKU Berat përfundojnë në pranga. Analizat zbuluan përmbajtje gjashtëfish mbi normën e lejuar të Chlorfenapyr.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua më 2 korrik 2024, me akuza për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim dhe korrupsion pasiv, me një rrezik dënimi prej 26 vitesh burg. Akuzat lidhen me kohën kur mbante pozita të larta në administratën shtetërore, duke përfshirë abuzime me fondet e BE-së dhe procedura të rreme prokurimi gjatë viteve 2022-2023.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës civile. Aplikimet në sistemin e-albania për të përfituar nga ky vendim mbyllen më 11 prill, një muaj përpara procesit zgjedhor.
Ish-avokati Alban Bengasi është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të kryer dënimin e shtuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për...
Pas katër vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe zyrtarë të tjerë lokal me dyshimin se kanë “shpërdoruar detyrën” duke licencuar kompani karburantesh në kundërshtim me ligjin.
Gazetares Lindita Çela iu desh të luftonte mbi 1 vit e gjysmë për të fituar të drejtën për t’u informuar dhe vënë në dispozicion kopja e plotë e dosjes gjyqësore.
Erion Alibej rrëfen përpara Gjykatës së Posaçme rolin e tij në atentatet mafioze, bashkëpunimin me Nuredin Dumanin, lidhjet me grupet kriminale dhe përdorimin e teknologjive të koduara në komunikim.
Dashnor Dumani, i akuzuar për vrasje të trefishtë dhe pjesëmarrje në grup kriminal dhe Armes Stafa, i dyshuar për pastrim parash, bien në prangat e Interpolit në kuadër të operacionit “The Wanted”.
Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e procedurave për mbylljen e Universitetit, pas skandalit të dhënies së ryshfeteve zyrtarëve të lartë, por Kolegji Universitar WISDOM vijon rekrutimin e studenteve dhe stafit pedagogjik.





























