Ish-zëvendëskryeministrja mbetet nën masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, pasi u rrëzua rekursi i saj. Prokuroria ka shtuar dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ka sekuestruar një vilë në Dhërmi si pjesë të hetimit.
Përpjekjet në gjykatë, ulja e dënimit, kërkesa për "qëndrim në shtëpi" dhe, në fund, amnistia penale. Kronologjia e plotë e lirimit të të dënuarit për vrasjen e Florian Lamçes.
Rekursi i kryebashkiakut të Tiranës për masën e arrestit do të shqyrtohet nga një trupë e re, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishqyrtimin e çështjes.
Prokuroria e Posaçme akuzon katër ish-zyrtarë për shpërdorim detyre, duke pretenduar se kanë lejuar ndërtimin e impianteve diellore mbi toka të regjistruara si bujqësore.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për shpërdorim detyre për një dëm ekonomik të evidentuar nga KLSH në periudhën 2013-2014.
Prokuroria kërkon konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit dhe dënime alternative për akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit, Ilir Selmani kërkon në Gjykatën e Apelit pafajësi, ndërsa SPAK apelon për rritjen e dënimit në 28 vite burg.
Mes të dënuarve janë ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, dhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, të cilët u shpallën fajtorë për akuza që përfshijnë sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, kultivimin e kanabisit dhe trafikimin e armëve.
Myzyri dhe katër ish-anëtarët e KPP-së ishin nën hetim për dyshimet për shkelje të barazisë në tendera, por ekspertiza e kërkuar nga gjykata arriti në përfundimin se procedura e prokurimit ishte e rregullt, duke çuar në pushimin e çështjes.
Prokuroria thotë se dokumente të falsifikuara u përdorën për regjistrimin e pronave shtetërore në emër të privatëve; u sekuestruan 13 prona me sipërfaqe mbi 80 mijë metra katrorë, ndërsa hetimet lidhen me një fenomen që prej vitesh është në fokus të drejtësisë.

TË FUNDIT