Nga hetimet e kryera është arritur të identifikohen si drejtues të grupit kriminal Redian alias Refik Doda dhe Zabit alias Artur Fisniku.
SPAK e akuzon Goron për abuzim me detyrën e tij gjatë periudhës që drejtonte Bashkinë e Himarës, duke kryer veprime të paligjshme lidhur me pronat, çka mundësonte regjistrimin e pasurive shtetërore në favor të individëve privatë.
Për gjashtë vite, “5D” do të shpallej fituese në të paktën 32 tendera publike me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë. Nga hetimet, SPAK-u ka gjetur shkelje ligjore në thuajse gjysmën e këtyre tenderave.
Dorëzimi i vëllezërve Farruku vjen pas një operacioni të dështuar për lokalizimin dhe arrestimin e Kreshnikut me kërkesë të autoriteteve italiane.
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, Veliaj i drejtohet një kompanie elitare britanike për të shpëtuar imazhin publik ndërsa qëndron në paraburgim prej shkurtit 2025.
Spahia: Akuzat e Prokurorisë së Posaçme absurde. Çështja duhet të ishte objekti i një gjykimi administrativ dhe jo penal. Kam zbatuar ligjin.
Nafta ishte e fshehur në balastet e dy anijeve të nisura nga Tunizia zbulohet me ndihmën e policisë italiane, Guardia di Finanza.
Dy ditë pas ekstradimit nga Spanja, ish-kreu i bandës së Durrësit doli para GJKKO dhe iu komunikua masa e sigurisë "arrest në burg".
Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik-Tok dhe Snapchat për Shqipërinë, si mënyrë për të pakësuar dhunën mes të rinjve. Ekspertët theksojnë se mbyllja e këtyre platformave nuk është zgjidhja më e mirë, duke sugjeruar kontrolle të përmbajtjes dhe edukim.





























