Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dhe kanë kryer pagesa për shoqatat e Xoxës, Kongresi Rinor Kombëtar qëndron në krye, me vlerën 942,845,318 milionë lekë, për periudhën 2022-’24. Më pas vjen shoqata “Bash-Art”, e Ilirjana dhe Altin Bashës.
Katër vjet pas konfiskimit të pjesës së zotëruar nga Emiljano Shullazi institucionet shtetërore kanë dështuar që ta kthejnë atë në dobi të publikut, ndërkohë përplasjet mes agjencive ligj-zbatuese kanë çuar në degradimin e aseteve të krimit të organizuar.
Të dhënat e raportuara në pasqyrat financiare nga kompania koncesionare “G2 Infra” deklarojnë vlera modeste shpenzimesh për ndërtimin e 21 kilometrave të aksit Thumanë-Kashar, ndërsa sipas bilancit të kompanisë “Gener 2" si firmë pronare e koncesionit, flukset monetare nga veprimtaritë investuese janë negative, ç'ka ngre dyshime mbi burimet e parave që kanë financiuar rrugën.
Halil Falyali, një biznesmen turko-qipriot i njohur për stilin e tij të jetesës luksoze dhe lidhjet politike, u vra me armë në vitin 2022. Në mënyrë të fshehtë, ai dyshohet se drejtonte një perandori të gjerë të basteve online të paligjshme, sipas prokurorëve turq dhe ish-drejtorit të tij financiar, i cili foli ekskluzivisht për OCCRP.
Bashkëpunëtorët e biznesmenit të vrarë në Qipro krijuan kompaninë që kishte monopolin e basteve online: “Bastarena”-n.
Zyra e Delegacionit BE-së në Tiranë është në pritje që Qeveria Shqiptare të angazhohet seriozisht për gjetjen e “fajtorëve” që abuzuan me fondet e bujqësisë, ndërkohë që buxheti për IPARD III mbetet i pezulluar. Nga 33 milionë euro që u konsideruan nga OLAF-i si para të keqpërdorura nga Shqipëria vetëm 1.7 milionë euro janë rikthyer në arkën e AZHBR-së, ndërkohë që kjo agjenci është përballur me padi të shumta gjyqësore.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm katër vitet e fundit të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit janë 2228 shtetas ndërsa 1239 të tjerë janë arrestuar. Mës të të ndaluarve edhe zyrtarë të lartë të policisë shqiptare.
Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura, një investim prej 79 milionë eurosh, është lënë në mëshirë të fatit për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës me kompaninë ndërtuese. Shteti shqiptar humbi gjyqin në arbitrazh duke shtuar vlerën e dëmit ekonomik në rreth 100 milion euro.
Çfarë bisedojnë kriminelët me njëri-tjetrin kur mendojnë se askush nuk i dëgjon?
Telefonat Sky ishin një mjet i preferuar për kriminelët për të diskutuar logjistikën. Tani, del se disa nga "rishitësit" më të dalluar të Sky ishin kriminelë serbë të lidhur me grupe të organizuara që kanë shkaktuar kërdi në Ballkan.





























