Nga kalvari i një familjeje për të mbrojtur tokën në Petrelë, te Elvis Doçi, i cili tentoi të investonte në një kompleks gjigant vilash në periferi të kryeqytetit, ndërsa po vijon punimet për ndërtimin e një hoteli në Kavajë, pasi siguroi një leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Protestat kundër resortit luksoz të planifikuar në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa projekti i mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, po përballet me polemika të reja. Prokurorët po hetojnë një person që ka shitur tokë për zhvillimin e resortit.
Dokumente dhe transaksione të shumta tregojnë një rritje të shpejtë të vlerës së tokave në Zvërnec dhe përfshirjen e një rrjeti ndërmjetësish në qarkullimin e miliona eurove gjatë shitblerjeve të njëpasnjëshme, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal për vepra që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe grupin e strukturuar kriminal.
Kush qëndron pas projektit më të diskutuar turistik në Shqipëri. Nga kompanitë guaskë në Amsterdam te pronarët e tokave në Pishë-Poro, dokumentet zbulojnë rrjetin e interesave që mbështet investimin miliardësh nën hetim nga SPAK.
Mijëra mesazhe private zbulojnë në detaje veprimtarinë e përditshme të një organizate të madhe të trafikut të kokainës, e cila transportonte sasi të mëdha droge dhe parash përtej Atlantikut, me mbështetje nga brenda policisë dhe porteve të Ekuadorit.
Edhe pse të sekuestruara prej vitesh dhe me vlera miliona euro, pronat e lidhura me një nga organizatat më të fuqishme kriminale shqiptare mbeten kryesisht të paprekura, të padhëna me qira dhe nën administrim formal.
Si ndërtimi në Kosovë është kthyer në një nga kanalet kryesore të dyshuara për pastrimin e parave, mes dobësive institucionale, kapitalit ndërkufitar dhe mungesës së transparencës financiare. Biznesmenë nga Shqipëria, por edhe figura të përfshira në krim, kanë investuar në vitet e fundit në sektorin e ndërtimit, por ujditë e tyre në të shumtën janë të padukshme, kryesisht të realizuara në emër të personave të tretë.
Hetimet zbulojnë se qindra mijëra ton mbetje të rrezikshme janë eksportuar dhe qarkulluar përmes praktikash doganore të dyshuara, ndërsa pjesa tjetër dyshohet e zhdukur ose e trafikuar përmes një rrjeti kompanish dhe deklarimesh të falsifikuara.
Të hetuar, të dënuar dhe shpesh të kërkuar nga Italia, bosët e drogës shqiptarë kanë zgjedhur metropolin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një strehë për t'u fshehur dhe investuar. Por Dubai tani është bërë një strehë më pak e sigurt.
Para paraqitjes së tij në një video të Drake, Hamdi Lataj u dënua në Shtetet e Bashkuara për komplot për të kryer vjedhje bankash. Ai është hetuar gjithashtu — por nuk rezulton të jetë akuzuar — në raste të krimit të organizuar në Kanada.





























