Zjarrvënia e 1 korrikut 2025 dhe inceneratori jashtë funksionit nxjerrin në pah dështimin institucional dhe lidhjet e dyshimta mes autoriteteve dhe kompanisë Eco-Elb, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Historia e mijëra shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla dhe përballen me varfëri, shfrytëzim dhe izolim në shtëpitë e barit dhe burgjet britanike.
Ekspertët paralajmërojnë dëme të mëdha në pyje, tokë bujqësore dhe biodiversitet, ndërsa kapacitetet e kufizuara operative penguan një reagim të plotë ndaj zjarreve.
Sistemet e dështuara të paralajmërimit, vetëkënaqësia zyrtare dhe mungesa e llogaridhënies bëjnë që mjekët që kanë humbur licencat e tyre mjekësore për shkak të shkeljeve të rënda të mund të zhvendosen dhe të ushtrojnë profesionin në vende të ndryshme të Europës, dhe më tej.
Kullat që ngrihen njëra pas tjetrës, shpesh pa transparencë dhe me pak konkurrencë, tregojnë se arkitektura është kthyer në një mjet për privilegje ku emrat e njohur të huaj përfshihen në skandale dhe hetime. Ndërkohë që qyteti humbet gjelbërimin dhe hapësirat publike, një pyll betoni po shkatërron identitetin urban dhe historik të kryeqytetit shqiptar.
Si është tjetërsuar pasuria publike në një nga zonat më të lakmuara bregdetare të Shqipërisë, përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimeve të dyshimta gjyqësore dhe një shteti që mbyll sytë teksa prona përfundon në duar të krimit të organizuar.
Transformimi i Abules nga emigrant dhe i dënuar në Belgjikë në përfitues të kontratave publike dhe lejeve zhvillimore në ndërtim dhe energji. Lidhjet me struktura të pushtetit dhe individë të përfshirë në hetime penale.
Një ndër skemat më të sofistikuara të kontrabandës së mallrave të akcizës në Ballkanin Perëndimor duket se është zhvilluar për vite me radhë në mënyrë të strukturuar nga Shqipëria, duke përfshirë kompani guackë në Dubai dhe Qipro, autoritete doganore, rrjete ndërkombëtare transporti dhe dokumente të manipuluara.
Një projekt gjigant ndërtimi, i firmosur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, sot qëndron i braktisur në zemër të kryeqytetit. Dokumente zyrtare dhe analiza ekspertësh ngrejnë hije dyshimi për një rrjet të ndërlikuar financimesh të dyshimta, të lidhura me pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, në një sektor ndërtimi që vazhdon të rritet përtej logjikës së tregut real.
Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar provat, GJKKO vendos të çojë për gjykim çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe bashkëpandehurve, të akuzuar për privatizim të parregullt dhe zhvillim ndërtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.





























