Një pronë e bllokuar nga konfliktet institucionale, një VKM e papritur që zgjati vetëm shtatë muaj dhe një seri ndërhyrjesh politike që sipas SPAK shërbyen për të favorizuar dhëndrin e ish-kryeministrit. Historia e privatizimit të Klubit Partizani, zbërthyer përmes dokumenteve zyrtare, dëshmive dhe vendimeve qeveritare.
Në 35 vite karrierë të vazhdueshme politike, Sali Berisha njohu ulje dhe ngritje, duke qenë pjesë thelbësore e përmbysjes së sistemit komunist, zhvillimit dhe rrënimit të vendit.
Si u kthye Jamarbër Malltezi nga “përfitues i vogël” si një nga trashëgimtarët e shumtë të truallit të ish-kompleksit Partizani, në përfituesin kryesor nga ndërtimi i pallateve dhe njësive të shërbimit. Përfitues indirekt edhe familja Berisha.
Nga uzurpimi i tokës në Lukovë, manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore.
Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik.
Me 11 milionë metra katrorë leje ndërtimi të miratuara vetëm në 5 vite, Shqipëria është kthyer në një gropë të madhe ndërtimi. Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e investimit arrin në 480 miliardë lekë, por pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë deri në 90% që në gropë. Për ekspertët ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar.
Afro 15 mijë Filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind e tyre kanë hyrë me vizë dhe më pak se 1000 janë të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare. Në këtë “ilegalitet” gëlon skllavërimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i anëtarëve të këtij komuniteti.
Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike.
Në vitin 2022, Ministria e Kulturës mbështet “Harabelin” për projektin “Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri”, në vlerën 1,000,000 lekë. Për zbatimin e tij, Zeneli nënshkruan marrëveshje shërbimi me Valmir Xoxën, kushëriri i Ajolës.
Dorian Grei: “Ti po flet për skandal, Herri, dhe nuk ka asnjë bazë për skandal.”
Lord Henri: “Baza e çdo skandali është një siguri e pamoralshme.”
Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde





























