LAJME

Mirësevini në seksionin Lajme të Shteg Investigativ. Këtu, ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme nga Shqipëria. Ekipi ynë i gazetarëve të përkushtuar sjell raportime të shpejta dhe të sakta mbi ngjarjet dhe zhvillimet që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për kopshtarin Festim Bexhdili i cili u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar në përfshirjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Edison Memolla u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për “blerjen e votave” gjatë zgjedhjeve të vitit 2022, megjithatë ai nuk është i vetmi funksionar publik i akuzuar për këtë vepër penale. Deri në maj të vitit 2023 janë regjistruar 46 kallëzime penale për korruspionin në zgjedhje.
Sipas tyre, Dado ndodhet në një konflikt të hapur interesi, pasi më parë ka marrë një leje ndërtimi nga kryebashkiaku i Tiranës. Kërkesa është paraqitur menjëherë pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, por ende nuk ka një përgjigje nga kreu i SPAK.
Projektvendimi parashikon 176 zona kadastrale dhe çmime më të larta në vijën e parë bregdetare, duke nisur nga 190 mijë lekë/m² në Gjirin e Lalzit dhe Ksamilin.
Rrjeta e heshtur që lidhte Shqipërinë, Holandën dhe Finlandën. 55 të arrestuar, 300 kg drogë e sekuestruar.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, sfidon deklaratat e Ramës për masat e sigurimit dhe e quan përpjekjen për ta etiketuar SPAK si institucion represiv të dështuar.
Ish-prokurori dëshmon për herë të parë pas atentatit të vitit 2019, kërkon sqarime nga i pandehuri Plaurent Dervishaj, ndërsa SPAK zbardh rrjetin kriminal dhe komunikimet e enkriptuara që çuan në sulmin ndaj tij.
Vendimet që lejuan sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno për rrjedhjen e materialeve hetimore, u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson se liria e shprehjes dhe mbrojtja e burimeve janë të drejta të patjetërsueshme për gazetarët.
Seanca përqendrohet te deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët i qëndrojnë versioneve të tyre për organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.
Luiza Mandi, ish-Kryebashkiake e Libohovës u dënua me 8 muaj burg për veprën e shpërdorimit të detyrës, çka iu konvertuan në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

TË FUNDIT