Teksa mbrojtja kërkon gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes, SPAK shprehet kundër, duke theksuar ndikimin negativ në ecurinë e procesit.
Një incident i ndodhur në Fier-Patos përshkallëzohet në përplasje fizike mes palëve, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme hesht mbi hetimin e mundshëm për veprimet e BKH-së.
GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro i akuzuar sërish për shpërdorim detyre.
Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar për inceneratorin e Tiranës duke deklaruar fajtor ish-ministri i Mjedisit, dhe 6 të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë çështje për të njëjtën vepër penale.
Bexhdili: Trupi i pajetë u soll në një Range Rover, e kaluam në fugon me urdhër të të armatosurve.
Aurel Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.
Anija “Libra” mundësoi mbërritjen e 40 emigrantëve në kampin e Gjadërit, pas refuzimit të kërkesës për azil në Itali.
Raporti i vitit 2024 nxjerr në pah mungesën e mbështetjes nga Policia e Shtetit, sfidat me grupet kriminale dhe strehimin e të kërkuarve në Dubai.
Bashkitë Elbasan dhe Durrës paraqiten si zonat me koeficientin më të lartë të riskut elektoral, për shkak të ndikimit të grupeve kriminale, lidhjeve të forta klienteliste dhe përfshirjes së biznesit në fushatën elektorale.
Trafikuan mbi 640 emigrantë kryesishtnga Bangladeshi dhe Kameruni, rekrutoheshin nga agjenci punësimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kamerun, me premtimin për punësim të ligjshëm në Evropë.

TË FUNDIT