SPAK mori të pandehur Eduart Kapri, duke e akuzuar se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
Meta kishte kërkuar lirimin nga qelia duke argumentuar se është drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe se situata e krijuar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit e kërkonte një trajtim më të lehtë.
Ish-ministri, është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.
Nëse akuzat ndaj Bardh Spahisë vërtetohen, ai mund të përballet me pasoja ligjore, përfshirë dënime me gjobë apo heqje lirie deri në dy vjet.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, sfidon deklaratat e Ramës për masat e sigurimit dhe e quan përpjekjen për ta etiketuar SPAK si institucion represiv të dështuar.
Prokuroria zbardh skemën e shpërdorimit të fondeve. Me tendera të paracaktuar, oferta të falsifikuara dhe favorizime korruptive u shpenzuan 90 milion lekë.
Mazhoranca kthehet në “gjykatë paralele” për të mbrojtur zyrtarët e akuzuar nga SPAK ndërsa ekspertët paralajmërojnë shkelje të Kushtetutës nga ndërhyrja e Kryeministrit.
Përmes një deklarate KLP shpreh shqetësimin për një fushatë të vazhdueshme sulmesh, etiketime denigruese dhe përpjekje për të ushtruar presion ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Thirrja e Roshit dyshohet të lidhet me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH) për procesin e shqyrtimit dhe verifikimit të pasurisë gjatë viteve 2013-2014, kur Roshi drejtonte bashkinë Kavajë.
Përmes një statusi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes e kishte sharë me fjalën “ndyrësirë” në sallën e gjyqit, por Gjykata e Posaçme dhe SPAK e hedhin poshtë këtë pretendim duke ngritur hije dyshimi të manipulimit të dokumenteve.




























