Për rreth dy orë Doshi ka dhënë shpjegime për prokurorët për një çështje që sipas tij ka të bëjë me hetimet e nisura në Bashkinë Rrogozhinë.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur mbështetje për krijimin e task-forcës nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe parandalimin e krimeve zgjedhore.
Një prej masave kryesore të strategjisë së SPAK për zgjedhjet është përdorimi i teknikave të veçanta të hetimit që u konsiderua nga Kryeministri Rama një lajthitje dhe cënim i të drejtave të pushtetit ekzekutiv.
Gjykata e Apelit refuzon apelin e Xoxës për sekuestrimin e sendeve personale, duke i konsideruar të ligjshme këto veprime.
Kryeministri organizon një “takim” me administratën e tij prej së cilës gjatë 2024 u hetuan nga SPAK 629 persona për korrupsionin dhe përfshirje në krimin e organizuar.
Kur kritikat ndaj prokurorisë po gëlojnë për përdorimin e masës së sigurisë "arrest në burg" ndaj Erion Veliajt, SPAK publikon shifrat e procedimeve penale.
Në një deklaratë për "shteg.org" theksohet rëndësia e Reformës në Drejtësi dhe mbështetja për pavarësinë e SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit, pa ndërhyrje politike apo presion të padrejtë.
Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme kokainë, heroinë, ekstazi dhe cannabis sativa ndërsa ka arrestuar si të dyshuar të rrjetit 27 persona dhe shpalli në kërkim 7 të tjerë.
Gazetarët që raportojnë çështjet e aktualitetit po përballen me një valë të shtuar të sulmeve online, ku gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi po bëhen mjete për t'i intimiduar.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljano Shullazin, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 prill 2023, kur bashkëshorti i gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani, u dhunua brutalisht.





























