Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura, një investim prej 79 milionë eurosh, është lënë në mëshirë të fatit për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës me kompaninë ndërtuese. Shteti shqiptar humbi gjyqin në arbitrazh duke shtuar vlerën e dëmit ekonomik në rreth 100 milion euro.
Rruga nga sipërmarrja në sektorët strategjikë deri te hetimet e SPAK dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar.
Bashkëpunëtorët e biznesmenit të vrarë në Qipro krijuan kompaninë që kishte monopolin e basteve online: “Bastarena”-n.
Në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, avokatët që përfaqësuan OSHEE-në pretenduan se kanë prova që Ilir Meta ka marrë ryshfet nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj
Çfarë bisedojnë kriminelët me njëri-tjetrin kur mendojnë se askush nuk i dëgjon?
Qendra e madhe tregtare "East Gate" dhe apartamentet luksoze të "East Gate Living" ishin më shumë se thjesht bëma të ndërtimit. Pas këtyre zhvillimeve të reja vezulluese qëndron një histori politike - nën sipërfaqe, sillen pëshpëritjet e marrëveshjeve të dyshimta pasi interesat e Samir Manes duket se përputhen paksa tepër mirë me manovrat politike. Qytetarët e Shkupit tani u ka mbetur vetëm të paguajnë çmimin – 3 milionë euro për të qenë të saktë – për një projekt që disa thonë se vendos fitimin para njerëzve.
Afro 15 mijë Filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind e tyre kanë hyrë me vizë dhe më pak se 1000 janë të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare. Në këtë “ilegalitet” gëlon skllavërimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i anëtarëve të këtij komuniteti.
Katër vjet pas konfiskimit të pjesës së zotëruar nga Emiljano Shullazi institucionet shtetërore kanë dështuar që ta kthejnë atë në dobi të publikut, ndërkohë përplasjet mes agjencive ligj-zbatuese kanë çuar në degradimin e aseteve të krimit të organizuar.
Për shekuj Shqipëria dhe Maqedonia janë përballur me sfida të ngjashme. Megjithatë, sot qytetarët në të dy vendet janë të prekur nga narrativa historike dhe etnike toksike. Peisazhi i korruptuar dhe i kontrolluar mediatik, së bashku me dezinformimin e shfrenuar, i thellon më tej këto ndarje. Fatkeqësisht, përfituesit e këtyre narrativave të imponuara përfshijnë politikanë të korruptuar, oligarkë dhe fuqi të huaja armiqësore që minojnë në mënyrë aktive stabilitetin rajonal. 
Zyra e Delegacionit BE-së në Tiranë është në pritje që Qeveria Shqiptare të angazhohet seriozisht për gjetjen e “fajtorëve” që abuzuan me fondet e bujqësisë, ndërkohë që buxheti për IPARD III mbetet i pezulluar. Nga 33 milionë euro që u konsideruan nga OLAF-i si para të keqpërdorura nga Shqipëria vetëm 1.7 milionë euro janë rikthyer në arkën e AZHBR-së, ndërkohë që kjo agjenci është përballur me padi të shumta gjyqësore.

TË FUNDIT