Samir Mane, shqiptari më i pasur, themeluesi dhe pronari i Grupit Balfin, pasuria neto e të cilit është rreth 2 miliardë dollarë, ka arritur të  ketë sukses edhe në biznesin e  të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai e  filloi aventurën e ndërtimit në vitin 2021 duke ndërtuar qendrën tregtare “East Gate” në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Më herët të drejtën e pronësisë e kishtë siguar një kompani tjetër sllovene e quajtur ERA.  Mane u zgjerua më pas në rivierën  shqiptare . Grupi Balfin i Manes fitoi akses në  ndërtim në vitin 2022, pasi iu bashkua një konsorciumi prej katër kompanish që kishin fituar projketin për ndërtimin e Portit të Vlorës. Bashkimi i shoqërive, që në fillim nuk përfshinte Balfin-in ose Manen, mori gjithashtu tokë shtetërore për të ndërtuar një kompleks elitar banimi dhe biznesi pikërisht pranë portit.
Agjencia kryesore e hetimeve kriminale në Australi ngre dyshime se Tom Doshi, biznesmen dhe politikan i rëndësishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit, është në krye të një grupi kriminal vendas që kryen mashtrime emigracioni, trafik droge dhe pastrim parash.
Ekspertët paralajmërojnë dëme të mëdha në pyje, tokë bujqësore dhe biodiversitet, ndërsa kapacitetet e kufizuara operative penguan një reagim të plotë ndaj zjarreve.
Aeroporti i ri në Shqipëri rrit shqetësimet mbi mjedisin dhe klientelizmin Projekti i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shqipëri po përballet me reagime të konsiderueshme nga ambientalistët dhe kritikët politikë. Ekspertët dhe Komisioni Evropian paralajmërojnë se ndërtimi i aeroportit në një ligatinë kyçe të Mesdheut shkel ligjet ndërkombëtare dhe do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në biodiversitetin lokal. Konsorciumi që qëndron pas projektit, i lidhur me figura të diskutueshme dhe gjoja i favorizuar përmes proceseve të manipuluara tenderash, ka ndezur akuza për miqësi. Pavarësisht këtyre shqetësimeve dhe rreziqeve financiare të theksuara nga dokumentet e qeverisë, projekti po ecën përpara, duke nxitur sfida të vazhdueshme ligjore dhe mjedisore.
I akuzuar për vrasjen e nëntë personave, pjesëmarrjen në organizatë kriminale, atentate dhe korruptimin e njerëzve të sistemit ligjor, për herë të parë Dervishaj po përballet me drejtësinë. Nëse gjendet fajtor, do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Milton Group, një kompani me bazë në Kiev, maskoi aktivitetet e saj mashtruese me festa magjepsëse dhe premtime të rreme investimi. Nën mbikëqyrjen e vazhdueshme, stafi mashtronte viktimat e cenueshme në mbarë botën përmes fushatave të pamëshirshme telefonike dhe email. Një sinjalizues ekspozoi mashtrimin masiv, duke çuar në një hetim ndërkombëtar nga gazetarët dhe forcat e rendit.
Një biznesmen shqiptar që kërkohej për trafik droge për një nga ngarkesat me banane nga Ekuadori, u lejua të bënte mbi 100 dërgesa shtesë, ekzaktësisht ne të njëjtën rrugë, deri sa një skanim rutinë zbuloi ngarkesën më të madhe të kokainës në Shqipërinë.
Një ndër skemat më të sofistikuara të kontrabandës së mallrave të akcizës në Ballkanin Perëndimor duket se është zhvilluar për vite me radhë në mënyrë të strukturuar nga Shqipëria, duke përfshirë kompani guackë në Dubai dhe Qipro, autoritete doganore, rrjete ndërkombëtare transporti dhe dokumente të manipuluara.
Zjarrvënia e 1 korrikut 2025 dhe inceneratori jashtë funksionit nxjerrin në pah dështimin institucional dhe lidhjet e dyshimta mes autoriteteve dhe kompanisë Eco-Elb, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm katër vitet e fundit të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit janë 2228 shtetas ndërsa 1239 të tjerë janë arrestuar. Mës të të ndaluarve edhe zyrtarë të lartë të policisë shqiptare.

TË FUNDIT