Zjarrvënia e 1 korrikut 2025 dhe inceneratori jashtë funksionit nxjerrin në pah dështimin institucional dhe lidhjet e dyshimta mes autoriteteve dhe kompanisë Eco-Elb, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Sistemet e dështuara të paralajmërimit, vetëkënaqësia zyrtare dhe mungesa e llogaridhënies bëjnë që mjekët që kanë humbur licencat e tyre mjekësore për shkak të shkeljeve të rënda të mund të zhvendosen dhe të ushtrojnë profesionin në vende të ndryshme të Europës, dhe më tej.
Agjencia kryesore e hetimeve kriminale në Australi ngre dyshime se Tom Doshi, biznesmen dhe politikan i rëndësishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit, është në krye të një grupi kriminal vendas që kryen mashtrime emigracioni, trafik droge dhe pastrim parash.
Një sipërfaqe toke 390 dynymësh në Velipojë, e regjistruar në emër të një 90-vjeçareje, u përfitua nga nipi Pëllumb Gjoka dhe kompanitë e tij, ndërsa qeveria i dha statusin e investitorit strategjik për të realizuar projektin "Silver Sand Resort".
Milton Group, një kompani me bazë në Kiev, maskoi aktivitetet e saj mashtruese me festa magjepsëse dhe premtime të rreme investimi. Nën mbikëqyrjen e vazhdueshme, stafi mashtronte viktimat e cenueshme në mbarë botën përmes fushatave të pamëshirshme telefonike dhe email. Një sinjalizues ekspozoi mashtrimin masiv, duke çuar në një hetim ndërkombëtar nga gazetarët dhe forcat e rendit.
Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike.
Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura, një investim prej 79 milionë eurosh, është lënë në mëshirë të fatit për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës me kompaninë ndërtuese. Shteti shqiptar humbi gjyqin në arbitrazh duke shtuar vlerën e dëmit ekonomik në rreth 100 milion euro.
Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar provat, GJKKO vendos të çojë për gjykim çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe bashkëpandehurve, të akuzuar për privatizim të parregullt dhe zhvillim ndërtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Si u kthye Jamarbër Malltezi nga “përfitues i vogël” si një nga trashëgimtarët e shumtë të truallit të ish-kompleksit Partizani, në përfituesin kryesor nga ndërtimi i pallateve dhe njësive të shërbimit. Përfitues indirekt edhe familja Berisha.
Samir Mane, shqiptari më i pasur, themeluesi dhe pronari i Grupit Balfin, pasuria neto e të cilit është rreth 2 miliardë dollarë, ka arritur të ketë sukses edhe në biznesin e të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai e filloi aventurën e ndërtimit në vitin 2021 duke ndërtuar qendrën tregtare “East Gate” në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Më herët të drejtën e pronësisë e kishtë siguar një kompani tjetër sllovene e quajtur ERA. Mane u zgjerua më pas në rivierën shqiptare . Grupi Balfin i Manes fitoi akses në ndërtim në vitin 2022, pasi iu bashkua një konsorciumi prej katër kompanish që kishin fituar projketin për ndërtimin e Portit të Vlorës. Bashkimi i shoqërive, që në fillim nuk përfshinte Balfin-in ose Manen, mori gjithashtu tokë shtetërore për të ndërtuar një kompleks elitar banimi dhe biznesi pikërisht pranë portit.





























