Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dhe kanë kryer pagesa për shoqatat e Xoxës, Kongresi Rinor Kombëtar qëndron në krye, me vlerën 942,845,318 milionë lekë, për periudhën 2022-’24. Më pas vjen shoqata “Bash-Art”, e Ilirjana dhe Altin Bashës.
Ekspertët paralajmërojnë dëme të mëdha në pyje, tokë bujqësore dhe biodiversitet, ndërsa kapacitetet e kufizuara operative penguan një reagim të plotë ndaj zjarreve.
Zyra e Delegacionit BE-së në Tiranë është në pritje që Qeveria Shqiptare të angazhohet seriozisht për gjetjen e “fajtorëve” që abuzuan me fondet e bujqësisë, ndërkohë që buxheti për IPARD III mbetet i pezulluar. Nga 33 milionë euro që u konsideruan nga OLAF-i si para të keqpërdorura nga Shqipëria vetëm 1.7 milionë euro janë rikthyer në arkën e AZHBR-së, ndërkohë që kjo agjenci është përballur me padi të shumta gjyqësore.
Edhe pse të sekuestruara prej vitesh dhe me vlera miliona euro, pronat e lidhura me një nga organizatat më të fuqishme kriminale shqiptare mbeten kryesisht të paprekura, të padhëna me qira dhe nën administrim formal.
Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik.
Një projekt gjigant ndërtimi, i firmosur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, sot qëndron i braktisur në zemër të kryeqytetit. Dokumente zyrtare dhe analiza ekspertësh ngrejnë hije dyshimi për një rrjet të ndërlikuar financimesh të dyshimta, të lidhura me pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, në një sektor ndërtimi që vazhdon të rritet përtej logjikës së tregut real.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm katër vitet e fundit të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit janë 2228 shtetas ndërsa 1239 të tjerë janë arrestuar. Mës të të ndaluarve edhe zyrtarë të lartë të policisë shqiptare.
Dosja e Prokurorisë së Posaçme zbulon rrjet të dyshuar kriminal që përdorte kërcënime, pengmarrje dhe presion ndaj zyrtarëve për të manipuluar tenderat publik.
Aeroporti i ri në Shqipëri rrit shqetësimet mbi mjedisin dhe klientelizmin Projekti i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shqipëri po përballet me reagime të konsiderueshme nga ambientalistët dhe kritikët politikë. Ekspertët dhe Komisioni Evropian paralajmërojnë se ndërtimi i aeroportit në një ligatinë kyçe të Mesdheut shkel ligjet ndërkombëtare dhe do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në biodiversitetin lokal. Konsorciumi që qëndron pas projektit, i lidhur me figura të diskutueshme dhe gjoja i favorizuar përmes proceseve të manipuluara tenderash, ka ndezur akuza për miqësi. Pavarësisht këtyre shqetësimeve dhe rreziqeve financiare të theksuara nga dokumentet e qeverisë, projekti po ecën përpara, duke nxitur sfida të vazhdueshme ligjore dhe mjedisore.
Dorian Grei: “Ti po flet për skandal, Herri, dhe nuk ka asnjë bazë për skandal.” Lord Henri: “Baza e çdo skandali është një siguri e pamoralshme.” Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

TË FUNDIT