Drejtoria Italiane e Antimafias ngre alarmin për ndikimin e grupeve kriminale shqiptare dhe kërkon veprim konkret nga Shqipëria në luftën kundër tyre.
21 pasuri të sekuestruara përfshijnë fabrikën “Albania Tabak”, vila luksoze në “Rolling Hills”, apartamente në Tiranë dhe prona të tjera në emër të kompanisë së dyshuar për kontrabandë.
Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.
Më 7 mars Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi 32 foto të mësuesve, të cilët duke buzëqeshur lexonin letrën e urimit të dërguar prej tij, ndërkohë që ekspertë të arsimit thonë për “shteg.org” se mësuesit ndodhen nën presionin e politikës.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur mbështetje për krijimin e task-forcës nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe parandalimin e krimeve zgjedhore.
Bashkitë Elbasan dhe Durrës paraqiten si zonat me koeficientin më të lartë të riskut elektoral, për shkak të ndikimit të grupeve kriminale, lidhjeve të forta klienteliste dhe përfshirjes së biznesit në fushatën elektorale.
Leonard Duka dhe bashkëpunëtorët përballen me akuza për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa në seancat gjyqësore mohojnë konfliktet familjare dhe pranojnë vetëm takimet me Ervis Martinajn, i cili vijon të jetë i zhdukur që prej 2022.
Ish-ministri, është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.
SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Qeveria miraton një masë të jashtëzakonshme që heq gjobat për ndërtimet pa leje, shkeljet gjatë pandemisë dhe detyrimet e tjera administrative të paekzekutuara, duke mundësuar pastrimin e emrave për qytetarët dhe bizneset.

TË FUNDIT