Ish-deputeti socialist akuzohet për korrupsion ndërkohë që Bllako është deklaruar i pafajshëm. Ai thotë se s’ka patur asnjë rol për dhënien e koncesionit të Tiranës.
Prokuroria kërkon mbi 70 vite burg për shtatë të pandehur, mes tyre biznesmenë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë, të akuzuar për atentate të planifikuara, korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Aurel Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.
Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës do të vuajë dënimin e shkurtuar, me 2 vite e 20 ditë burg.
Vetëm 42.2% e votuesve dolën në zgjedhje; për herë të parë votoi diaspora, ndërsa partitë përballen me krizë besimi dhe ndryshime demografike.
GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro i akuzuar sërish për shpërdorim detyre.
Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme kokainë, heroinë, ekstazi dhe cannabis sativa ndërsa ka arrestuar si të dyshuar të rrjetit 27 persona dhe shpalli në kërkim 7 të tjerë.
Hetimet e SPAK-ut dhe antimafias italiane zbulojnë rrjetin kriminal me bazë në Durrës, i ndërtuar si një organizatë ushtarake me zinxhir komandimi, përfshirjen e zyrtarëve të lartë në polici, drejtësi dhe biznes, si dhe bashkëpunimin me grupe mafioze në Itali dhe kartelë të Amerikës Latine për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.
Gjykata e Posaçme dënoi me burg dhe ndalim për funksione publike ish-drejtoreshën Eglantina Zere dhe katër zyrtarë të tjerë, për shkelje të barazisë në një tender prej qindra milionë lekësh, të fituar nga kompani të lidhura me ish-drejtues të lartë të bashkisë.
Akuzat e ngritura lidhen me një aksident të ndodhur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2023, kur Xhafa, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë të ndriçimit.





























