Luiza Mandi, ish-Kryebashkiake e Libohovës u dënua me 8 muaj burg për veprën e shpërdorimit të detyrës, çka iu konvertuan në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
Nuk ndryshohet masa e sigurisë për Pajtime Fetahu, e akuzuar nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, të vëllezërve Çopja dhe të Suel Çelës.
Policia dhe IKMT nisën shembjen e disa vilave ndërsa hetimet përfshijnë zyrtarë, inxhinierë dhe arkitektë. Kompania ndërtuese kundërshton vendimin për shembje, duke pretenduar leje të ligjshme nga Bashkia e Tiranës.
Hetimet kanë treguar se grupi ka përdorur mjete lundruese për të transportuar emigrantët, kryesisht nga Egjipti, Iraku dhe Siria, nëpërmjet detit drejt vendeve të BE-së.
Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit: Bashkia e Tiranës ka manipuluar planin urbanistik për të favorizuar pronën e familjes së Ajola Xoxës, në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.
Një incident i ndodhur në Fier-Patos përshkallëzohet në përplasje fizike mes palëve, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme hesht mbi hetimin e mundshëm për veprimet e BKH-së.
Alqi Bllako u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv në dy raste lidhur me kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë një dënim prej 2.8 vite burgim.
Gjykata e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e Alda Klosit ku përfshihet një apartament, garazh dhe një shumë prej rreth 850 mijë euro.
Ish-prokurori dëshmon për herë të parë pas atentatit të vitit 2019, kërkon sqarime nga i pandehuri Plaurent Dervishaj, ndërsa SPAK zbardh rrjetin kriminal dhe komunikimet e enkriptuara që çuan në sulmin ndaj tij.
Grupi kriminal është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.





























