Hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar kontrabande që përdorte një fabrikë me regjim “fason” për të shmangur taksat, me cigare që përfundonin në tregjet e paligjshme të Ballkanit dhe BE-së, përmes dokumenteve fiktive dhe bashkëpunimit me zyrtarë doganorë – një skemë që ishte zbuluar fillimisht nga gazetarë investigativë që në vitin 2019.
Gjatë dy viteve të fundit në hapësirat shkollore janë evidentuar 703 raste të konflikteve fizike midis nxënësve, ndonëse numri i oficerëve të sigurisë ka njohur rritje ndër vite.
Qeveria autorizoi një kompani për të ndërtuar parkun fotovoltaik, por 14 familje të Levanit protestojnë, duke pretenduar se toka e tyre po tjetërsohet padrejtësisht në emër të kompanisë ndërtuese.
79 milionë euro, kontratë e prishur dhe 13.5 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa ujërat e ndotura të Tiranës vazhdojnë të derdhen në lumenj.
Një kompani izraelite firmosi marrëveshjen me Shqipërinë për të investuar në zonën TEDA, ndërkohë që punimet priten të mbarohen në marsin e vitit tjetër. Vlera e projektit deri më tani ka shkuar më shumë se 100 milionë lekë.
Gjykata e Tiranës sekuestroi 50 milionë euro pasuri të paluajtshme të lidhura me Elman Abulen e Kristian Boçin, sipërmarrës në energjetikë dhe përpunim skrapi të përfolur për lidhje të forta politike. Prokuroria tha se njëri prej tyre ka qenë i dënuar në Belgjikë dhe se pronat në fjalë dyshohet të jenë produkt pastrimi parash.
Instituti i Statistikave Shqiptare (INSTAT) publikoi më 28 qershor rezultatet e Censit 2023, të dhënat e të cilit sugjerojnë shifra kontradiktore për sa i takon kërkesës reale për blerje banesash në raport me numrin e apartamenteve që ndërtohen çdo vit. 
Kompani të krijuara brenda ditës, një syresh krejtësisht “fantazma”, të tjera me adresa të njëjta, kryesisht apartamente të marra me qira, pronarë italianë që në Shqipëri gjenin “bashkëpunëtorë” të gatshëm për të tërhequr para në emër të tyre, është skema që krijuan një gusht njerëzish për të përfituar miliona euro nga të ashtuquajtura kompani Call- Center.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u distancua nga akuzat që rëndojnë për ish-drejtorët me të cilët ka bashkëpunuar prej nëntë vitesh. Ish-drejtorët dyshohen se ushqyen me punë publike një kompani fiktive, paratë e së cilës i dërguan gjetkë.
Brigjet shqiptare po përballen me një alarm mjedisor ditët e fundit, ku si pasojë e rreshjeve intensive, tonelata të tëra mbetjesh kanë dalë në sipërfaqe.

TË FUNDIT