Ish-kryeministrit iu komunikua akuza për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. Nën akuzë është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përfitoi nga privatizimi i truallit të kompleksit sportiv "Partizani".
Analiza tregon se rreth 80% e financimit të ndërtesave të larta mbështetet në kontrata porosie dhe klering, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin real të kapitalit në sektorin e ndërtimit.
Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë e më herët në botën e drogës dhe armëve, jo vetëm si viktima por edhe si autorë veprash penale. Shpesh, gjithçka nis në bankat e shkollës, për të përshkallëzuar më pas në braktisjen e saj, deri në dënime penale apo fatalitete. Ndërkohë, institucionet në Shqipëri dhe Kosovë mbeten të papërgatitura. Pa struktura të specializuara, staf të trajnuar dhe burime të qëndrueshme.
Ish-uzina e superfosfatit në Laç mbart tonelata mbetje të rrezikshme dhe histori tragjike njerëzore, ndërsa premtimet për rehabilitim zvarriten mes harresës institucionale dhe mungesës së transparencës.
Ekspertët paralajmërojnë se kushtet e forta për licencim dhe mungesa e transparencës mund të përjashtojnë prodhuesit vendas dhe të favorizojnë interesa të mëdha private, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit.
Arkitekti i famshëm (archistar) ka projektuar planin e qytetit dhe 4 zona për privatët: miliona metra katrorë beton, pak gjelbërim dhe hapësira publike, shumë fitime për tregun e pasurive të paluajtshme.
Dosjet hetimore të Prokurorisë sw Posacme tregojnë se grupet kriminale në Shqipëri përdorën fjalën e fundit të teknologjisë, jo vetëm për të organizatar vrasje, atentate, trafiqe ndërkombëtare por edhe për të mbajtur nën vëzhgim rivalët dhe viktimat e tyre.
Prokuroria deklaron se ka mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se kushërinjtë Bajri dhe miku i tyre Bilali kanë planifikuar dhe organizuar vrasjen, ndërkohë që gjykata ka miratuar kërkesat për masën e sigurisë "arrest në burg".
Ish-kryeministri akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, proces i cili i siguroi Malltezit një fitim prej rreth 5.5 milionë eurosh.
Një dokument i brendshëm i procesit të negociatave, i siguruar nga EkoSkaner, zbulon se Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe t'i japë fund ligjit “Për investimet strategjike”, dy instrumente ligjore që kanë qenë në qendër të debateve mbi zhvillimet në zona me vlera të larta natyrore.

TË FUNDIT