Nga Nova Construction te Kastrati dhe Armaar, kompanitë me më shumë leje në kryeqytet mbështeten kryesisht në parapagime dhe klering, me rol minimal të bankave në financim.
Kryeministri kërkon ashpërsimin e Kodit Penal, kjo qasje ka hasur kritikë të fortë nga ekspertët e drejtësisë, të cilët theksojnë se problemi nuk qëndron te ligjet, por te mungesa e zbatimit efektiv, infrastruktura e dobët dhe retorika e politizuar ndaj gjyqësorit.
Qeveria autorizoi një kompani për të ndërtuar parkun fotovoltaik, por 14 familje të Levanit protestojnë, duke pretenduar se toka e tyre po tjetërsohet padrejtësisht në emër të kompanisë ndërtuese.
Gjyqtarë, punonjës të administratës gjyqësore, drejtues të lartë të policisë por edhe gazetarë dyshohet se u vendosën në shërbim të një prej bandave kryesore të qytetarit të Elbasanit për të përfituar lehtësira penale por dhe një imazh të mirë publik.
Organizata ndërkombëtare e biodiversitetit paralajmëron për shkatërrimin e habitatit në Pishë-Poro, ndërsa Sekretariati i Konventës së Bernës konfirmon se zhvillimet në Vjosë-Nartë vijojnë të monitorohen në kuadër të një procedure të hapur prej vitit 2016.
Dosjet hetimore të Prokurorisë sw Posacme tregojnë se grupet kriminale në Shqipëri përdorën fjalën e fundit të teknologjisë, jo vetëm për të organizatar vrasje, atentate, trafiqe ndërkombëtare por edhe për të mbajtur nën vëzhgim rivalët dhe viktimat e tyre.
Si u përdor administrata shtetërore për nënshkrimin e kontratave kur përfitues ishin miqtë e çiftit Meta-Kryemadhi. Transaksionet financiare dhe përfitimet e nëpërmjet kontratave të dyshimta.
Lumi e Vlorës, tufat po zhduken për shkak të mungesës së subvencioneve, pronësisë së paqartë dhe braktisjes masive. Labëria mbetet në heshtje.
Të blerë nga krimi, ose në shënjestrën e krimit. Duket se të jesh punonjës policie në Shkodër, nuk ke rrugë të mesme. E nëse kategoria e parë rrezikon në rastin më të keq burgun dhe përjashtimin nga radhët e policisë, policët e ndershëm e paguajnë haraçin me gjënë më të shtrenjtë: jetën.
Qeveria kërkon datë për zgjedhjet e pjesshme, por ankimi i Veliajt pezullon procesin ku Presidenti ka vetëm 48 orë për të marrë ose jo një vendim për ta çuar kryeqytetin në zgjedhje të parakohshme.

TË FUNDIT