Ish-kryebashkiaku Jorgo Goro rrezikon 1 vit e 4 muaj burg për tjetërsimin e paligjshëm të 4,263 m² tokë në zonën e Livadh, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos.
Pas përfundimeve të hetimeve në këtë fraksion të dosjes nga Struktura e Posaçme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është kërkuar dërgimi për gjykim i Astrit Vladit dhe avokates Erida Lazimi.
Automjetet dhe pasuritë e tjera të dyshuara për përfshirje në trafik narkotikësh dhe pastrim parash arrijnë një vlerë totale prej 2 milionë euro.
Raport jozyrtar i Komisionit Evropian ekspozon shqetësimet mbi ndërhyrjet politike, vonesat në sistemin gjyqësor dhe mungesën e hetimeve financiare ndaj krimit të organizuar.
Skerdi Tase, i penduari i drejtësisë rrëfen atentatet e dështuara, porositësit e krimeve dhe prapaskenat me Henrik Hoxhën e Nuredin Dumanin. 80 mijë euro për një vrasje, por shpesh pagesat mungonin dhe vrasjet mbeteshin në tentativë.
GjKKO dërgon për gjykim ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për aferën “Buka”, i akuzuar për shpërdorim detyre duke shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik prej 7 miliardë lekësh.
I dënuar për korrupsion, ish-prokurori i Sarandës do të vuajë 10 muajt e mbetur në burg, pasi akuzohej se pushonte çështje penale kundrejt pagesave nga të pandehur me lidhje kriminale.
Pas 20 muajsh nën masën e sigurisë, dhëndri i Sali Berishës lirohet nga Gjykata e Posaçme, ndërsa procesi “Partizani” vijon me akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndaj tetë të pandehurve.
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të ish-diplomatit Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij. Dyshimet nisin nga kallëzimi i ILDKPI-së për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Me shumicë 4 me 3, Gjykata vendosi mbi kontestimin e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi për vendin vakant të kësaj gjykate, duke konfirmuar ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga KED dhe Gjykata e Lartë.

TË FUNDIT