Ish-presidenti do të mbetet në qeli ndërsa avokatët braktisin seancën duke pretenduar vendim të paracaktuar.
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, zbardh prapaskenat e “Masakrës së Bradasheshit” dhe konfliktit për ngarkesën me kokainë nga Ekuadori, ndërsa mbrojtja konteston vlefshmërinë e dëshmisë së tij.
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shpërdorim detyre, shkatërrim prone dhe pasojat e përmbytjeve masive në qytet dhe zonat përreth. Situata e rëndë ka bllokuar rrugët, ka përmbytur banesa dhe toka bujqësore, dhe ka shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të Ndërmarrjes Komunale.
Ish-deputeti demokrat lë qelinë pas 9 muajsh burg për ‘Dosjen Babale’, ndërsa Berisha dhe avokati i tij e quajnë procesin të motivuar politikisht.
Fushatat zgjedhore në Shqipëri zhvillohen në sallat fizike, por edhe në Facebook ç'ka i kushton subjekteve politike mijëra dollarë.
Pas gati 6 vitesh hetime, ish-Presidenti i Republikës dhe ish-kryetarja e LSI-së përballen me tre akuza të rënda që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe pasuri të padeklaruara. Meta e cilëson procesin një farsë politike të orkestruar nga qeveria.
GJKKO konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës dhe urdhëroi SPAK-un të vijojë hetimet për deputetin Arjan Ndoja.
GJKKO dënon me gjobë deputetin Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
SPAK kërkon dënimin me 32 vite burg të Leonard Dukës si autor kryesor i vrasjes së Santiago Malkos. Në total u kërkuar 157 vite burg edhe për anëtarët e tjerë të grupit të akuzuar për vrasje, trafik dhe armëmbajtje pa leje.
Ish-kryebashkiaku Jorgo Goro rrezikon 1 vit e 4 muaj burg për tjetërsimin e paligjshëm të 4,263 m² tokë në zonën e Livadh, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos.

TË FUNDIT