Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Radovan Çelën për ndërhyrje në 8 çështje penale në bashkëpunim me ish-prokurorin Aurel Zarka, një oficere policie dhe persona të tjerë, për të ndikuar te gjyqtarë dhe prokurorë në favor të klientëve të lidhur me 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës.
Pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit autorizimin për arrest shtëpie ose burg, ndërsa kryeministri e cilëson këtë qasje si “një modë të vrazhdë” dhe paralajmëron qëndrim politik të mazhorancës.
Nga më shumë se 20 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, asnjë nuk është arrestuar ende, ndërsa SPAK është në fazën paraprake të hetimeve për dekonspirimin e operacioneve të saj.
Mbyllen hetimet për dosjen “Plumbi i Artë”, pas një dëshmie maratonë të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Vendimi ndaj Kledian Llahos u mor pas hetimit disiplinor të ILD-së, i cili provoi shkelje të rënda me dashje, ndikim negativ në ambientin e punës dhe rrezik për përsëritje të sjelljeve joetike.
Kryeministri Edi Rama argumenton se pezullimi i zv.kryeministres Balluku cenon imunitetin e ministrave dhe balancën mes pushteteve, duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës po hetohet për shpërdorim detyre lidhur me dëmin ekonomik prej 33.7 milionë lekësh në prokurime dhe urbanistikë, si dhe për dyshime për përfshirje në krime zgjedhore pas zgjedhjeve të fundit.
Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe të afërm të tyre përfshihen në një skemë të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve ndërtimi, pronave dhe OJF-ve të lidhura me Bashkinë e Tiranës.
Raporti amerikan dokumenton raste intimidimi dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve, ndërsa qasja në informacionin publik vazhdon të zvogëlohet.
Kryebashkiaku i Tiranës, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë përballen me akuza të rënda për pastrim parash, korrupsion dhe përfitime të paligjshme nga tenderë publikë e leje ndërtimi.

TË FUNDIT