Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e 14 të pandehurve, pjesë e 7 grupeve kriminale që vepronin në disa qytete të Shqipërisë. Ata akuzohen për vrasje të mbetura në tentativë, atentate të organizuara nga brenda burgut, mbajtje të armëve pa leje dhe rekrutime vrasësish me pagesë.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për zëvendëskryeministren, duke argumentuar rrezikun e largimit, përsëritjes së veprës dhe ndërhyrjes në provat e hetimit.
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, përfshirë pengmarrje, shantazh dhe favorizim kompanish të paracaktuara. SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve, mes tyre drejtoresha e AKSHI-t.
Aurel Zarka u shpall fajtor për korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në 8 çështje penale, ku në bashkëpunim me një avokat, një oficere policie dhe një të pandehur, favorizuan palë të caktuara në sistemin e drejtësisë.
Ish-Presidenti kundërshton provat e reja të hetimit dhe i cilëson akuza politike. Avokati i tij deklaron se nuk ka lidhje me kontratat e lobimit apo shpenzimet e dyshuara përmes kartës së ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.
Rrjeta e heshtur që lidhte Shqipërinë, Holandën dhe Finlandën. 55 të arrestuar, 300 kg drogë e sekuestruar.
Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Radovan Çelën për ndërhyrje në 8 çështje penale në bashkëpunim me ish-prokurorin Aurel Zarka, një oficere policie dhe persona të tjerë, për të ndikuar te gjyqtarë dhe prokurorë në favor të klientëve të lidhur me 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës.
SPAK kërkon dënime me burg dhe konfiskim pasurie për tetë të pandehur në aferën e sterilizimit, një kontratë e dhënë gjatë kohës kur Ilir Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ish-ministri gjykohet veçmas.
Si rrjeti i vëllezërve Çela u infiltrua në ekonominë italiane përmes ndërtimit dhe qiradhënies.
Në Gjykatën e Posaçme, babai i të pandehurit Leonard Duka dëshmoi se nuk kishte dijeni për marrëdhëniet apo veprimtarinë e djemve të tij, ndërsa SPAK vijon akuzat për organizimin e vrasjes së Santiago Malkos.

TË FUNDIT