LAJME

Mirësevini në seksionin Lajme të Shteg Investigativ. Këtu, ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme nga Shqipëria. Ekipi ynë i gazetarëve të përkushtuar sjell raportime të shpejta dhe të sakta mbi ngjarjet dhe zhvillimet që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Trupi gjykues kërkon kohë shtesë për shqyrtimin çështjes së “arrestit në burg”; Veliaj kundërshton masën si antikushtetuese, ndërsa SPAK e mbron si të bazuar në prova dhe rrezik procedural.
Kryebashkiaku Kristian Shkreli dyshohet se ofroi përfitime materiale dhe ndërtoi rrjetin elektrik në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate (PSD).
Cekaj dhe Josifi akuzohen si pjesë e një rrjeti kompanish ndërkombëtare, të cilat kanë zhvatur mijëra qytetarë evropian përmes platformave fiktive online, që u premtonin fitime të shpejta e të shumëfishuara përkundrejt një investimi të “zgjuar” fillestar.
Dokumentet tregojnë se institucionet janë përfshirë në një korrespondence të gjatë prej një viti pa mundur ende të gjejnë një zgjidhje të situatës së përpunimit të plehrave në vend.
Ish-prokurori dëshmon për herë të parë pas atentatit të vitit 2019, kërkon sqarime nga i pandehuri Plaurent Dervishaj, ndërsa SPAK zbardh rrjetin kriminal dhe komunikimet e enkriptuara që çuan në sulmin ndaj tij.
Një rrjet kriminal shqiptar trafikon armë të fshehura në mobilie drejt Londrës. Dosja e SPAK që zbulon lidhjet me mafien ndërkombëtare.
Dokumenti i hartuar nga Këshilli i Ministrave për funksionimin e Strukturës së Posaçme në vitin 2025 përfshin masa për kufizimin e arrestimeve dhe kërkesa për kontroll institucional ndaj SPAK, në linjë me kritikat e mëhershme të kryeministrit Rama.
Qytetarët në Tiranë kanë vijuar protestat për disa ditë radhazi, duke e zhvendosur fokusin e kërkesave drejt dorëheqjes së kryeministrit, ndërsa në bulevard janë regjistruar edhe momente tensionesh mes protestuesve dhe policisë.
Gjatë seancës, Veliaj ngriti pretendime për të një proces të drejtë. Ai kërkoi heqjen e kafazit, akses të plotë në dosjen hetimore dhe garantimin e të drejtës për mbrojtje efektive, duke theksuar se “asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa këto kushte.”
Gjatë dëshmisë në procesin ndaj Laert Haxhiut, Noizy rrëfeu dëmet e shkaktuara nga shpërthimi dhe konfliktin me Kleviol Ahmetin, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur njohje me Haxhiun para se çështja të bëhej publike.

TË FUNDIT