Hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar kontrabande që përdorte një fabrikë me regjim “fason” për të shmangur taksat, me cigare që përfundonin në tregjet e paligjshme të Ballkanit dhe BE-së, përmes dokumenteve fiktive dhe bashkëpunimit me zyrtarë doganorë – një skemë që ishte zbuluar fillimisht nga gazetarë investigativë që në vitin 2019.
Ndërsa në vende demokratike përdorimi privat i makinave shtetërore shoqërohet me dorëheqje dhe kërkim falje, në Shqipëri zyrtarët heshtin dhe sulmojnë gazetarët që zbulojnë abuzimet.
Lehtësira fiskale, mungesë kontrolli dhe projekte miliona euroshe të papërfunduara ngrenë dyshime mbi efektin real të parqeve teknologjike dhe “data center”-ave në Shqipëri.
Astrit Avdyli, personazh i skeduar nga policia “si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”,  përfundon për herë të tretë në qelitë e burgut. 50-vjeçari u arrestua nga policia ndërsa Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 1 korrik 2024, masën e sigurisë “arrest në burg”. 
Miratimi i IBAR-it konsiderohet një hap historik në negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa në terren shqiptarët përballen me konfliktet e pronës, emigrimin dhe mungesën e besimit tek institucionet.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndez debatin mbi të ardhmen e zonave të mbrojtura, përplas politikën me shoqërinë civile dhe hap rrugën për një betejë të re në gjykatat europiane. Mjedisi, drejtësia dhe interesi publik në një udhëkryq historik.
Raportet e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të ndotura të cilësisë së ajrit dhe me një statistikë vdekshmërie 3 herë më të lartë se BE dhe OBSH, ndërsa masat institucionale mbeten vetëm në kuadër ligjor.
Arrestimi i mjekëve të spitalit Onkologjik “zbulon” farsën e shëndetësisë falas. Raportet tregojnë trajtimin çnjerëzor të pacientëve me sëmundjeve tumorale nga ana e sistemit shëndetësor shqiptar. Mbi 1000 pacientë nuk kanë marrë trajtim për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve mjekësore.
Metamorfoza e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Nga fitorja e bashkisë në vitin 2007, në kthimin e tij me bekimin e Ramës si numrin 1 i qarkut më të rëndësishëm në vend. I tërhequr zyrtarisht nga PS, Dako është i vetmi rast që kryeministri Rama nuk e anatemoi si pjesën tjetër të ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë që u përballën me drejtësinë.
Ish-kryeministrit iu komunikua akuza për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. Nën akuzë është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përfitoi nga privatizimi i truallit të kompleksit sportiv "Partizani".

TË FUNDIT